Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

 

Malli i melodisë sonë

Ndërsa zgjohesha,
Ndër ëndërra kisha pas melodinë tënde,
Ajo melodi që atëhere na peshonte shpirtin,
Sikurse dhe sot kur në ëndërra puthemi me tingunjt,
E qajmë me dhimbjen,
Si fëmijë…

Në stolin tonë nuk ka më njerëz,
Ata rrinë grumbull por ndjehen vetëm,
Matanë lumit martohej një vajzë që dukej si gjyshe,
Nëna i kishte dhëne burrë për inat të komshinjve.
E ajo tretej në agoni
Pa dritën e dashurisë në sy.

Një çast përsëri mu kujtove ti,
Të kujtohet kur hipnin në motorrin tonë,
Shkonim nē shkollë,
Kishim ëndërra se ky vend do belëhej qē nuk u bë kurre,
E ne vazhdojmë përpëlitemi
Në pamundësi

Melodisë së mëngjesit i vura njē tekst,
Plot tabu thyer dhe pengje të së djeshmes,
Ah tabutë që mbarsen paragjykimesh,
Ata kurdoherë varrosin shpirtra të lirë.
Janë pranga që lidhin,
Etjen për liri e mbysin ëndrrën
Pa shteg jemi
Nuk e di…

Nisa të eci,
Kembët më pengonin vrullin e hapit,
Shpirti pashë që kishte fluturuar,
Jo për mua por për të shpëtuar vetët e veta.
Nga bota që çdo gjë të mirë e vret…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s