Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

DËBORA

Duhej të binte kjo borë,
Duhej të binte pa tjetër,
Të mbulonte të zezën tonë,
Të mbulonte grinë tonë të verbër.

Duhej të binte kjo borë
Dhe duhej të kish rënë kohë më parë,
Ta shihnim qoftë dhe për një çast pa kromë,
Ta shihnim atdheun të bardhë.

 

PËR INAT

Për inat të opinioneve pa tharm mendimi,
Për inat të kronikave pis të zeza,
Për inat të dhëmbëve që shtrëngon krimi,
Për inat të fjalëve veshur me doreza,
Për inat të fytyrave që s’kanë fytyrë,
Për inat të maskave pa karnavale mbetur,
Për inat të zyrtarucëve pa pikë lyre…
Në brinjat e pranverës bajamet kanë çelur.

 

TË BËSH…

Një shtrat ku e pamundura ta flake tej këmishën e natës,
Një urë ku te ecin zbathur e krah për krah armiqësitë,
Një oaz dashurie në shkretetirën e frikshme të urrejtjes,
Gërshet t’ia lidhësh flokët errësirës e prej saj të ndezesh dritë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s