Kalendari poetik: Gabriel Garcìa Márquez (1927-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Gabriel Garcìa Márquez

Kalendari poetik: Gabriel Garcìa Márquez (1927-2014)

Sot, më 6 mars, është data e lindjes së Gabriel Márquez-it të famshëm, (emri i plotë është Gabriel José de la Concordia García Márquez), shkrimtar, gazetar, eseist dhe poet kolombian, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1982. Ishte një nga shkrimtarët më të shquar të gjuhës spanjolle, përfaqësues i spikatur i realizmit magjik; romani i tij më i famshëm “Një qint vjet vetmi” u votua si vepra më e rëndësishme e gjuhës spanjolle pas librit “Don Kishoti i Mançës” së Servantesit gjatë kongresit ndërkombtar për gjuhën spanjolle mbajtur në Kartagjenë në vitin 2007. Vdiq në Meksikë më 17 prill 2014. Ja një poezi e tij:

NËSE NJË DITË…

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë:
nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë…
Nëse një ditë ia del t’ja mbathësh, pa droje më thirr:
nuk di a do të të them mos shko, por mund t’ia mbathim bashkë…
Nëse një një ditë s’do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë:
në heshtje bashkë do të rrimë…..
Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s’përgjigjem, hidhu vrap tek unë:
do të kem nevojë për ty, patjetër.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s