Poezi nga Fatbardha Sulaj
Dhe kur të le
Jam kthyer sërish
ndër fjalë të thëna
mendimit brishtë.
Dhe më gënjen
me le, të lashë
nëpër funami
të ëndërrt pashë…
Të lash, më le
në tone ngjyrash
tretur me pe.
Dhe kur të le
kthehem sërish
tek zhbëj dhimbjen
dhe kohën trisht….!
***
Nuk jam,
mos më kërko më,
parashikimi yt u bë vit…
Mos më kërko më
nuk jam,
kordele të errëta
vendos mbi mendime,
mbi shpresa…
Të gjitha dyshat fshiji
prej kalendarëve…
Ah, mos harro,
ndalu në meshën e parë,
pëshpërit një frazë
antivete,
por shko vetëm,
sepse do zhvishesh
prej githëçkaje…
***
….rikthehem sërish
atje ku bota flet çiltër,
atje ku dashuria nuk resht së foluri..
rikthehem në tribunë time
endacake…
Sërish një boheme….
Yemenita
Unë Yemenita jote e ëndërrt
e fshehur nën hënë,
ku prisje zgjimin e aurorave të gjelbra
dhe nderje gjumin
në pritje ekzotike.
Atje nën hijet e qiellit
ku perënditë
të shndërruan në engjëll…