Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Shkruaj poezi
 
Sytë nga qiejtë i kemi
edhe ti edhe unë edhe ne të gjithë.
Me gjithëse, bijë të tokës jemi,
në tokë kemi mbirë e aty do të rrimë .
 
Sytë nga qiejtë i kemi,
i arrijmë apo s’i arrijmë .
Se ç’djall a zot na shtyn drejtë tyre,
akoma nuk e dimë mirë .
 
Jo se qiejtë, gjithëmonë janë të pastër,
a se janë të pafajshëm krejtë,
po vetëtimash kur goditem,
shkruaj poezi, si çdo poet .
 
 
 
Lutem
 
Mendim i përndritur më ndjek,
rrymë e nënujëshme në rrugën tënde,
për të më shkundur gjithë dremitjet,
mbetur peng i gjysmëndërës .
 
E ndiej zhurmën tënde së largu,
tek trondit parmakët e urës,
ku kanë mbetur gjysmë takimet
e bashkë me to dhe gjysmë humbjet .
 
Përgjumjet , zgjohen gjysmë trishtuar,
gjysmë gëzueshëm në mosbesim,
tek hedh sytë largësive
e lutem fort, në zotin tim .
 
 
 
Do të thotë
 
Të rendësh pas pranverimit,
nuk është vetëm dëshirë .
Eshtë, të rendësh edhe kur vdes nata
e të dish, mes terrëtisë , të emetosh një yll .
 
Kjo mundësi i jepet seicilit,
në të tërin rrotullim,
ku mes dritës dhe territ,
të kalosh si rrëfim .
 
Të rendësh pas pranverimit,
nuk është vetëm dëshirë.
Të emetosh këtë stinë gjithë herët,
do të thotë, të jesh njeri .
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s