Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Fle gjumë mes turmës
si Shvejku në front.
S’ më kujtohet ásgja
pos nji ujku që cijat në fund të kafkës téme
e puthjen e burrit në zemrën e të cilit fryjnë erna t’buta,
lulet e barin i bán me vallzu Belly Dance.
Në qytetin me kisha e Oqean
zbres thiktë brenda vetes me shkru vetveten.
Nuk du whisky,
dehem me shkëlqimin e hánës.
Asgjá nuk na pshton ne të vegjëlve,
veç pak qiell brenda zemrave tona…

 

***

Mbrámë më erdhe në ándërr,
i dyzuem, por i ngrohtë.
Ecje krah meje má i bukur se qielli,
kryet të prekte në yje.
Dëgjuam jazz e pimë vén,
po dehnim padurimin me u puth.
Më kish marrë malli
për kohën që shkoi pá u dásht…

 

***

Jam tu provu
me forcë prej grueje,
me i dhanë jetës jetë.

S’vritem má n’sedër,
kam nji kalë mend.

I mbledh fmitë,
shpinë e vetminë.

S’hupi ma n’ty,
nuk shndrrohem në eshtna për ty.

S’mundet kush me m’lanë pa zemër,
as me m’vra tuj m’thanë T’DU.

Tash jam paqe,
rrugë.

Má,as era s’më vjen njisoj

“Njëmijë vjet Ajkunë”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s