Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

SHENJTORËT E KOMBIT

Me urtësi e dituri
Sikur rrezet e diellit, që, e jetësojnë tokën amtare
Nën robëri dhe liri 
Na mësuan e edukuan, shqip, si germat në abetare

Ndër mote të përgjakura, nëpër stuhitë plot me serti
Në mes të territ, ndriçonin si pishtarë, që kurrë nuk shuhen
Nëpër male dhe fusha, duke rilindur si lulëkuqet liri
Ndër betejat e fitoreve, ku gjaku dhe gjuha, shqip shkruhen

Me urtësi e dituri
Kalitën emra, që ndër shekuj mbetën, balle të atdheut
Nën robëri dhe liri
Duke i ringjall, name dhe nishane, me ngjyrat e dheut.

 

ANDEJ KU IKJA, DUHEJ TË KALONTE…

Në sytë e fortesës
Pikonte loti i dhimbjeve të nënave, me ngjyrë gjaku
N’gur t’qëndresës
Këndohej kënga me za kulle, At’dhe, nga babaplaku

Balli i Sharrit, pikëlohej me rrufe që i lëshonte qielli
Vetëtimat, ndriçonin shtegun, andej ku ikja duhej të kalonte
Përtej karpës së fundit, gri, ku vdekjet i pristte dielli
Mes uniformave jeshile, ku ylli i kuq ngjyrën plis e trazonte

Në sytë e fortesës
Nga qielli, ranë rrufetë e fundit si tradhtia mbi shpresë
N’gur t’qëndresës
Me za kulle, babaplaku, këndonte këngën, besa-besë.

 

PËR DASHNINË, E DYTË…

Pa dashje i lash sytë
Tek lulishtja mbi ahishtën, ku rinë Syzënat e malit
Për dashninë e dytë
Kur Bardhokja e Gurinës, m’i preku rrudhat e ballit

Kur për plisi, ma lidhi ballëkuqen, me gjuhën e besë
Si gurët që rinë lidhur, nëpër shkëmbinjtë e malësisë
Ku ecje, bëjnë krushqit e nuses, me flamurin shpresë
Dhiareve të kufijve, ku këngë këndojnë burrat e lirisë

Pa dashje i lash sytë
Bashkë me shikimet, ku rinë Syzënat e malit
Për dashninë e dytë
Që të më kishin hije, thinjat dhe rrudhat e ballit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s