Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

TI MË FAL NGJYRA ZEMRE

Atë q’duam, është si Zoti,
Po e thirrëm vjen fluturim,
Kështu bën edhe m’i forti, 
Kështu, Unë, o shpirti im!

Thjesh një “klik” në mendje,
Hapet sipari i historisë sonë,
Më shfaqen para ato vende,
Ku mbollëm dashurinë zonjë!

E mbollëm… kopështare Unë,
Jam kujdesur me forcë zemre,
Vendtakimet ndryshuan shumë,
Kanë marrë format e një ëndrre!

Keq m’vjen, s’mund t’i shohësh,
Blerimin pa anë… ngjyrat dekor,
Ato vende më s’mund t’i njohësh,
Parajsa ime tek unë mbretëron!

Ndjehem brenda saj nga largësia,
Më dërgon flutura më gudulisin,
Me krahë fluture vjen dashuria,
Karatin njerëzor më rrisin!

Kur ishe pranë, më dukeshe larg,
Q’nga largësia si vjen kaq pranë!
Gjithë kohës grindemi pa shkak,
Grindjet ndezin, të ngrohtin zjarr!

Tash më thua: “Jam plakur shumë!
Si fëmijë grindavec jam shndërruar!
Kur shtohet pamundësia… o lumë,
Më mirë i vdekur se i dashuruar!”

Ti zë ankohesh, unë qesh me lot,
S’jam dashuruar me moshën tënde!
Me dashuri të shndërrova në Zot,
Si Zoti, Ti fal, ngjyra zemre!

 

MOS MË THUAJ…

Mos më thuaj “U njohëm vonë!”
Fatkeqësi, të mos ishim njohur kurrë…
Njohja,
Na zgjoi dëshirat e bëra shkrumb,
Prej acarit të kohës,
Të kohës që s’e deshëm kurrë…
Koha,
Na lidhi gjuhën,
E dëshirat,
As t’i lëpinim një çast s’na la,
Koha,
Na shigjetoi muzën që në bulëzim,
Si një syth prej degëze ra…
Koha vrau dashurinë,
Duke e bluar në mullirin e saj,
Deri ajo dha shpirt,
Në prehrin e zemrës
E zemra na u ftoh…
Koha,
Edhe këngën s’na e la ta mësonim
Gjer në fund,
E ne kurrë se kënduam të plotë,
Dhe buzëqeshjen,
Nuk na e mësoi kurrë,
Na dhuroi me shumicë … lotë…
Mos më thuaj :”U njohëm vonë!”
Fatkeqësi, të mos ishim njohur kurrë…

 

BUZËQESH EDHE NË DHIMBJE

Kur e ndjej një “Xhëng” në zemër,
Vjen si erë, Ti, Poezi!
Me vërtik thërras një emër,
E pse shkaku është Ai!

Kur thërras me gulc shpirti,
Më ngacmon lemza e tij,
Sikur vjen të më gostiti,
Sikur “Xhëngun” do të fshijë!

Kush afrohet në shtrat zemre,
Të shqelmon, të dalë prej tij,
Ka magji zemër femre,
Bën të dalësh, s’ke se si!

Herë puth, herë shqelmon,
Shtrati i zemrës di se ç’heq!
Herë tërbohet, herë gjallon,
Herë sikur… shpirt po jep!

Nëpër vite, plot me xhëngje,
Asnjëra s’u kthye plagë,
Vetëm kam provuar dhembje,
Dhe me dhimbje e kam falë!

Vetëm Ty, të kam në krah,
O ilaçi i zemrës sime,
Poezi, sa shumë më ngjan,
Buzëqesh edhe në dhimbje!

Xheng = kur të qëllojne me gurë, me shqelm, apo me fjalë… behet nje gungë, e cila të dhemb, por gjak s’del…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s