Poezi nga Erina Çoku

Poezi nga Erina Çoku

 

DEHJE

M’ka zënë pranvera
e avujt e saj nuk më dalin prej trupi.
Më ka zënë.

Eter i dehur nën lëkurë,
mish me vena melankolike
e palcë të butë thellë në kockë.

Hape pëllëmbën tënde të ngrohtë.
Prej mesit të saj gjer në puls
mollëza e gishtit shenjon një vijë.

Ndij.
Pranverë në gjakun tënd.

Anoje qafën tënde të lakuriqtë.
Prej zverkut gjer në lukth
mollëza e gishtit tim shenjon një lakore.

Ndij.
Pranverë në frymën tënde.

Frymoje frymën tënde të nxehtë.
Prej fytit gjer në buzë
mollëza e gishtit tim shenjon një puthje.

Ndij.
Dehu dhe ti.

 

KLIMË E LEHTË

Krahët e reve – një gri, një i bardhë,
zgjaten shi në trupin e tij.
Mendim që rrëshqet ngadalë.

O shi i vonuar, cilat brenga sjell e merr?
Përgjigjet i kullon strehëve,
dheu nuk ndryshon.

Ndërtesat përhiten – ai më përhihet.
Cilat hije duhen luftuar për dritën e tij?
Cila forcë e çan që drita ta mbushë?

Shiu si hije e gjatë ndërron perspektivën.
E lehtë kjo pranverë si një vetmi që nuk shqitet,
e lehtë si dy vetmi që nuk shkëmbehen.

 

DU ME PLASË

Du me plasë në palcë të pranverës
prej pranvere stinë e re,
du me plasë fije m’fije
kangën e hollë që mbi mue bje.

Du me plasë syth me aht
tana bimët me m’ndje n’shpirt
tana pemt me çue lart
thirrmën time pikë për dritë.

Du me plasë lkurë e mish
du me therrmue tejza e zâ
du me thye ashtn e brishtë
du me shkulë degë e rrânj.

Du me plasë çka grumbull rri
du me plasë me gulfë e lang
du me bâ furtunë furi
grima t’mia grâm per grâm.

Du me plasë, du me ikë
du me shkue lart e larg
du me plasë, du me ndie
shumfishimin plasë për plasë.

Du me plasë kohë e peng
du me plasë terr e dritë
du me plasë frymë e mend
du me plasë shpirtin shpirt.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s