Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Copë toke,
copë are,
copë bujk ishte dhe im Atë.

Copë mëngjese nën hije dardhe.
Copë- copë një rreckë
ndoshta,
shumë herë kish qenë mbulesë sofre,
shumë herë perde.

Plaku kish lidhur kyçin e dorës nga shembja.
(shembet shkëmbi nga dora,
shembet dhe dora nga shkëmbi.)

Më kujtohet
dhe Nëna me këtë rreckë
kish lidhur ballë
(nga ky hutim humbet fillin bota
dhe aty kërkoi rrënjët e saj.)

Copë toke,
copë are,
copë, më gjejnë mëngjeset nën asnjë dardhë,

veç djersën.
Atë rreckë të kisha
(ati im,nëna ime),
copë- copë do e bëja dynjanë !

 

***

Mos duhet të të them lamtumirë?!
Ti po tretesh
pakësohesh
lëngëzohesh
humbet…

O dëborë,
rrëkeza lotësh tu bënë sytë
mbi buzën e tokës.

Pak pulla të bardha nën hije
si fjalët e fundit të amanetit.
A ke dashur të thuash:
”se vdekje s’ka”
Në rrënjët e barit do të bëhesh jetë.

Dikur…
në rënien e lirë,përhumbesha.
Desha të lidh një fjalë
në çdo flutur qiellore që vizitoi tokën.

Mos ndoshta, në çdo ikjen tënde,
gojëve të stacioneve dhe doganave
ke dashur të thuash një fjale;
”vdekje s’ka”
Në damarët e gjakut tim do bëhesh jetë,

dhe unë
të kërkoj mesazhin në fluturat e tokës!

 

***

Që kur dielli…
gurët kanë nur,
iu ndrit faqja e ngjeshur.

Kërkoja t’i gjeja gojën.
Pika e lagështirës aty
thotë: – Sa bukur, sa mirë!

Që kur dielli…
Dega e thyer mbi pemë
Një burbuqe, qoftë mes sikletit,
dëshmon e gjallë!

”Vdekjet klinike dimërore,
kërrusja pa peshë e zverkut”

Që kur dielli…
më kishe thënë, gjokset të fryhen.
Jargavane, avllia e anatomisë
Beli më i ngushtë,
Gjithë lagështia,
sa bukur, sa mirë!

Degë e thyer,
jargavane,
gurë,
kështu i mbaj mend rrënojat e mia.

Që kur dielli…
do qesh njëherë dhe unë,
nëse Zoti
te mbin mbi faqen time të ngjeshur!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s