Poezi nga Petraq Risto

Poezi nga Petraq Risto

 

Poetët

Me kërcejtë e grunajës
bënim pipëza muzike
dhe dehnim Diellin.

Me Arushën e Madhe
luanim bilardo
dhe yjet binin
në gropën e censurës.

Kush e fitoi lojën?

 

Dritë përzier me hije

Ishte një e verdhë si sqep thëllëze: përzierje dielli dhe kënge
E verdhë thëllëze, thëllëze
thellë-zë thellë-zë.
Vije bukur përndritur: shpirt me supe të rritur
Them se dhe gjinjtë kanë shpirt.
Them se dhe gjinjtë kanë shpirt.

Vije e dije si vije: dritë përzier me hije
Thëllëzë në drurë çudie
Bluza e verdhë të dridhej nga shpirti drithërues i gjinjve.

 

***

Ti je një paqe e vogël palosur në hartën e luftës
Dhe unë jam i plagosuri i rradhës.
Më jep të pi me gjirin tënd yjore serumesh
Të më zgjohet një yll në vend të plagës.
Ti je një paqe e vogël palosur në hartën e luftës
Dhe unë jam kapitullimi: flamur i bardhë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s