Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PROVOKUAR MISTERIT

Nuk më gëzon
dita
e festës mbi dashuri 
të lodhura
premtimesh!…
Humbur
mendimeve?…
Në shpirt të lodhur
përballem
hipokrizive joshëse
të perënduara
në përqëndrime çastesh
për të shpëtuar
nga një rënkim, i stileve
provuar
emocione të vrara
mes ditëve
dhe ditët?… Një ditë
e vetme
a jetohet, mes dashurisë!…
Jetohet
një ditë e vetme
dashurie
lëshuar në stuhi
biznesi
konkuruar, më dhemb.
Më dhëmb!…
Kjo dashuri e dritës
së sfumuar
vështrimeve?…Më hulumton
imagjinatën
e përballjeve në madhështi!…
Nuk joshem humbjeve
si një klient
i mundur në fitim
dedhur
dhe lodhur premtimesh
në hapësirat
e bukurive të saj
zbutet
të menduarit?… Tretet dhe
lodhet
në thëllësi të nje kundërshtie
na trasformojnë
besimet?!… Zbërthen o Ti
mister i joshur
në përceptimet e oazeve
nuk të kërkoj
mes shkretëtirash!…
Nuk jetohet
as thatësirave, në dashuri
jete rrënjosur
kur shuhen lodhjet?!…
Si nje ushtar
i ngarkuar dhe besnik
te një Itake
dashuruar mes zgjimeve
Gjeta!…
Zhgënjime plogështie
mes sakrificash
hutuar meritave gjeta!…
Ikonat e tua
o dashuri… e kultit!….
Hetimeve
nuk të kërkoj as të zbuloj
kërkësat
në ecejaket e jetës bindur
« përsosmërisë »
nuk presim, lutemi
përsosmerisë!…
Të kërkojmë, shpirtin
e endur pritjeve!…
Nuk di nëse i prisje
o dashuri
e bëzëqeshjeve na lë
vështrimet
e përshëndetjeve, si t’i harroj?…
Udhëtimet
e melodive na zbusin
egzaltimet?!…
Na provokojnë perparësive
të shpirtit
na qëndrojnë!… Zbuluar. 

 

TEJ THATËSIRËS

Si drita derdhej
mjerimi?…
Na mbështillte gjykimet!…
Si përgjimet
e fshehta udhëve të gjata
jetës!…
Na dhunojnë dhe na
dhurojnë
shkretëtirat!…
Përpjekjeve të tyre përplasur
mes lutjeve tona
“një zgjidhje” qiellore
edhe ajo, dhunuar, dhuratave
kërkuar
na e lëshojnë!… Pik- pikë
mbërthyer
jetës!… Si stalakmite
ngrirjeve
na lartësojnë, ” fisnikërinë e tyre”
si piramidat
lartësojnë…me dunave?…
Vështrime
të thara, të thata pa
një vizion
në lartësi, në lashtësi
e pjekur dhe
thekur thatësirës!…
Edhe ajo, parmënda e pa punë
deformonte
buzët e tokës ndërsa unë?…
Dhe ne!…
Haruar mes shkretëtirave
çaheshin
buzët?!… Përtharë
psheretimave
pa fuqi… bronkeve
në ekspoze
trishtimesh frymëmarrjet!…
Nuk na njomnin
buzët, në brazda të thella
humbur
në gjallërinë dhe freskinë
shpirtit!…
Përpëlitur kërkonim…
heshtjet
e buzëve të mbyllura
të mbytura
errësirave përballur
na i mbronin.
Sa pak dritë, e tharë edhe ajo?…
Nuk e njohëm
dritën dhe u njomën
në freskinë e natës dhe nata?…
Skëterrave
binte vetmitë e saj
mbi udhëtimet
e lodhura territ dhe muzgut
të lodhur
përplasej,në revoltat
me veten
zgjidhte rizgjimet e dritës
po kërkonte!…
Pa një ankim.

 

QIELLORES

Bekuar qiejve
nuk ishim
me ne luftonin 
dhe turfullonin
marrëzisë?…
Shtrëngata na zbarkonin
Sërish dhe
pranë na vinin
me aq gëzim
gëzimet?!…
S’u shijonim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s