Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

PRANVERA IME

Unë s’jua kam treguar pranverën time..
Ajo s’është lulja që çel pranë një guri
Është frymë që si fllad më përkëdhel
Pranvera ime ka fytyrën e një burri.

Unë s’jua kam treguar pranverën time
Ajo filiza të blertë më mbjell nën lëkurë
Sa here liqeni vetveten përflak në perëndime
Dhe zogjtë me puthje ngrenë një urë.

Unë s’jau kam treguar pranverën time
Që kur i teket mund të çelë dhe në dhjetor
Më kthen fëmijë të vogël që qesh në ënderrime
Dhe dyzet diej të bukur m’i ndez në kraharor.

Unë s’jau kam treguar pranverën time
Zërin që m’a zgjon mëngjesin papritur
Puthjet që mbi buzë më kthehen në lëndina
Dhe një farë të re mbjellin aty paditur.

Unë s’jau kam treguar ende pranverën tim

 

LOTËT

Herë-herë m’i puth me buzë,
herë-herë m’i fshin me dorë,
unë i kursej si derdh të tëra
pak lotë i le për tjetrën botë.

Në yll të lashtë do jem shndërruar
vozitur djersitur mbështjellë me re
që të tregoj se s’të kam harruar
në lotë shiu zbres , vij e të gjej.

 

Uni im

Unë
jam banore e unit,
të një ishulli pa brigje.

Kujtimet
të vetmit vizitorë
më zenë pritë në shtigje.

 

S’ MË BESOVE

Ti s’më besoje ,kur të thoja :
Për dashurine time
dhe zotit i bëj mijra përgjërime
Nuk besoje
se në trup të kësaj bote
unë isha melhelm,
apo plaga jote.

Unë me vargun
shkruaj ndjenjën
ti zbut mallin
flakë ndez zemrën
Shpirtin tim,
çdo çast e ngjit
në takim me perënditë

S’të mbuloj aspak me hije
por me diell dashurije
jam binjake me pranveren
lotit kurrë s’ja çel derën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s