Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NËNA, IME…

Ishte, bardhoke
Me gërshetat, lëshuar deri në bel, si qielli
U bë, nënëloke
Me thinjat pështjellë kokës, si aurora dielli

Me qerpikë e arnonte, lumturinë, nëpër çdo stuhi
Me dashni e shtronte sofrën, për gojët, qëndisur me uri
Me buzëqeshje, shëronte dhimbjet e kullës malësi
Me lot i qepte, plagët e betejave, nëpër robëri e tradhti
Me krenari i hapte varre e lartësonte shtatoret liri
Me syt’e ballit, shkruante histori, për lehoni e ardhmëri

Ishte, bardhoke
Fustanellë për nuse, të nusëronte, në kullë qëndrese
U bë, nënëloke
Kulm i kullës qëndresë, mes lehonave, plisa sy bese

 

NJË SYKUQ, DEMON…

Dalëngadalë
N’heshtje darsmon, mbi zjarr të lirisë
Fjalë e fjalë
Që e pinë dashninë, mbi truall të Shipnisë

Si tradhtia e shekullit, mbi besë, kur i ngul retë
Me ngjyrat e gjakut, t’rregjura, nëpër stuhi
Si vdekja n’vdekje, mbi jetë, kur shtrohet e qetë
Me liri jermi, t’kalitur, nga robëria n’robëri
Si frika e shpirtit, mbi varr, kur dorëzohet, vetë

Dalëngadalë
Mbi zjarr të lirisë, n’heshtje darsmon
Fjalë e fjalë
Mbi truall të malësisë, një sykuq demon.

 

NGA MËKATI, I PARË…

Poeti është, qiell
Pa fillim dhe pa mbarim, më shumë se sa përjetësia
Pezia, tokë e diell
Gurra e jetës, ku mbi urrejtje e beteja, rrezaton dashnia

Njeriu ku ka klithur, mbi vdekjet e lindjeve të Perëndisë
Nëpër ankthe të fitoreve dhe humbjeve, për urinë e syrit
Nga mëkati i parë, kur koha u lidh nyje, para përjetësisë
Në parajsën e hyjni e deri te guri, mbetur nishan i kufirit

Poeti është, qiell
Më shumë se sa përjetësia, që e kërkojmë nga Perëndia
Pezia, tokë e diell
Gurra e jetës e shpirtit, mbi urrejtje e beteja, ku lind dashnia.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s