Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Gruaja me zemër pranverë” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Gruaja me zemër pranverë” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: Gruaja me zemër pranverë
Redaktore: Delina Kreka
Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-269-92-8
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2019

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

Të gjitha librat e botuar në shtëpinë botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ded N. Luca Gruaja me zemër pranverë epigrame / Denilu ; red. Delina Kreka.
Tiranë : Ada, 2019
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-92-8
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Vlerësimi im mbi librin e Ded Lucës,  “Gruaja me zemrën pranverë”

Si fillim viti 2019-tës, më ra në dorë libri i Ded Lucës, i cili mu besua për parathënien e këtij libri.Ndryshe nga herët e tjera, ku kam qënë recensuese e shumë librave të tjerë, e sidomos e fushës së prozës, këtë radhë kam në dorë epigrame. Si ligjëruese e lëndës në universitet “Hyrje në shkencën e letërsisë”, u kam shpjeguar studenteve termat epigram,oda, himni, ditirambi etj.
Këto vjersha të shkurtra satirike të cilat përfundojnë në mënyrë thumbuese, kanë bukurinë e vet sepse i drejtohen një personi ose një dukurie. Kam parasysh grekun Simonidi të shekullit VI dhe V, p.e.s, dhe romakun Marciali, shekulli i parë i epokës sonë, që dhanë modelet themelore të epigramit, të cilën tradita po e zhvillon dhe sot.Disa mënyra të shprehjes lirike , shkrimtari ka ditur ti trajtojë në rrethin e kulturës së rrethit evropian dhe kështu një tematikë e caktuar, thellimi i ndjeshmërisë,i imponohet edhe lexuesit si analizë e sintezës së objektivave. Shkrimtari ndalet në refleksionet mendore dhe emotive (të ndjenjave), shfaqje këto të përvojës individuale.Ky varg tiparesh është dhe kualiteti i posaçëm i një varg cilësish, ku shprehja individuale dhe origjinale ka rëndësi themelore për lexuesin, ku lirika moderne bëhet formë mbizotëruese e shprehjes lirike.
Citoj:

“Përsëris gjëra që vetes ja kam thënë!
Ndoshta Zoti kur na ka krijuar
e fshiu menjëherë kujtesen
e asaj që mund të kishim qenë…
Pasuria butësi”

Shpesh shkrimtari shpreh largimin nga jeta e përditshme dhe mbylljen e saj të plotë në rrethin e ngushtë të zgjedhur. Përpjekje të tilla jo çdo shkrimtar i bën, dhe unë këtu gjej rastin ta falenderoj , sepse ai ka ditur të lëvizë brenda kontraditave, nga synimi i pakuptueshmërisë së plotë deri në përpjekjen që shprehja të arrijë në logjikë të pastër. Mënyra e gërshetimit të fjalëve zbulon dhe kualitetet e veçanta të këtyre fjalëve, të ngritura mbi raportin e theksuar të ritmeve.
Ja disa veçori:
Shquhet për aforizmat e bukura dhe të goditura mirë,
Një libër i mbushur me të tilla do të ishte i mirëpritur,
Duke qënë se fytyra është pasqyra e shpirtit, kjo do të thotë se shkrimtari me fytyrën e vet na pasqyron dhe shpirtin, me tërë hapësirat dhe ndjenjat.
Vlen për të përmendur ajo që ne e quajmë kritikë indirekte që për ne është mësim. Duket sikur çdo gjë është e frymëzuar nga gjuha dhe nga mundësitë e mëdha që fsheh gjuha në vetvete, si ndërmjetëse midis vetëdijes dhe realitetit. Kjo nxitje e fuqishme shpreh dhe raportin midis jetës dhe botës, që mund t’i nxitë vetëm arti.
Nga struktura tekstore epigramike, teksti shpreh jetën, shpirtin dhe rëndësinë, sepse ideja e së bukurës është i vetmi lëm që ka krijuesi. Ideja e së bukurës ndodh diku në qiell, që duket sikur nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin,cilësi kjo edhe e Platonit.Njëra nga tre idetë më të larta, në mos qoftë më e larta, është ideja e së bukurës.Kështu mundësohet realisht lidhja e reales me idealen. Ritmi i matur, i njëtrajtshëm, forma e veçantë e ndërtimit, pranohet dhe kuptohet si e folur që ka një ngarkesë soleme. Për shkak të lëndës, situatave dhe ngjarjeve të ndryshme, shkrimtari shpreh botëkuptimet ekzistuese. Kënaqësia estetike shpreh kuptimin tradicional të fjalës. Tematikat e çuditshme që shkruan ai, shkaktojnë mbresat e zakonshme dhe ky theksim i ndjeshmërisë është i ftohtë dhe refleksiv. Këto ide na nxjerrin në konkluzionin se arti nuk riprodhon asgjë ekzistuese, por është dëshmi e karakterit krijues.
Një konkluzion i rëndësishëm: Kur poetët e mëdhenj amerikanë, dalë më 2010, nga shtëpia botuese “Aleph”, sillnin këta etër të moderniteti( Pound Stevens dhe Eloit),u pa se përveç përzgjedhjes së kujdesshme të poezive, ato shoqëroheshin me ese që kishin një ndjeshmëri ngazmimi, hynin deri në rrënjët e identitetit apo në parandjenjat vizonar të paarritshëm.
Përse e them këtë!
Natyrisht unë kur marr përsipër të shkruaj, aq më tepër parathënie librash, kam përgjegjësi para lexuesit se çfarë shkruaj. Shembullin më lart e solla për faktin se te shkrimtari në fjalë kam parë inteligjencën dhe skrupujt që na nevojiten. Më nevojiten mua, ju lexues të dashur, e kushdo që e kap në dorë këtë libër interesant. Ashtu si kozmosi që është një pjesë e një të tëre harmonike, edhe tokësorja apo hyjnorja te disa epigrame shkrihen dhe formojnë thurjen e një teksti të madh midis natyrës dhe individit ku:
Poezia i reziston intelektit me sukses thuajse të plotë,
Ku thelbi bëhet vendimtar,
Ku eksperimenti është si vargu jo vetëm i përfshirë në procest e pandalshme të natyrës,
Ku e panjohura ka një hartë, si pikë – hyrje dhe dalje.
Si përfundim:
Mua më takonte ta bëja këtë parathënie si rezultat i ngacmimit të dorëshkrimit që më dërgoi autori, megjithëse ky pohim në vetën e parë nuk do të dukej modest.Por e vërteta është se kam shumë kohë që nuk lexoj epigrame, thua se të gjithë jetojnë vetëm një ëndërr. Prandaj i them autorit se ky libër do të ketë sukses, pasi bota letrare, krahas tregimit, novelës, romanit, dramës etj, boton edhe mendimin estetik, studimor dhe kritik, duke rritur kështu nivelin cilësor të njerëzve të kualifikuar, siç është shkrimtari në fjalë.Kjo botë letrare na përfshiu të dyve në atë që në letërsi quhet “Mëhallë Letrare:
I uroj shkrimtarit suksese në rrugën e krijimtarisë!
Larmia dhe pasuria e kulturave, (ai prej Milotit dhe unë nga Gjirokastra), burojnë nga ndikimi i ndërsjelltë. Ky informacion shkurton më shumë se çdo gjë tjetër rrugën ndërmjet kuriozitetit dhe miqësisë, një dorë vëllazërore që zgjatet për të shtrënguar pse jo, dorën e tjetrit.

 

Shkruan Dr. Ermelinda Kashah

Universiteti E’qrem Çabej

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s