Fragment nga poema e Shpend Sollaku Noé-së  “Murus Noster”, të shkëputur prej librit dygjuhesh ne anglisht e italisht “Abysses- Voragini”, USA 2009. Versioni në shqip është botuar pjesërisht në librin “Atdheu i tjetrit”, botuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011

 Fragment nga poema e Shpend Sollaku Noé-së  “Murus Noster”, të shkëputur prej librit dygjuhesh ne anglisht e italisht “Abysses- Voragini”, USA 2009. Versioni në shqip është botuar pjesërisht në librin “Atdheu i tjetrit”, botuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011

 

***

Mure, mure, mure, mure
guaska stërmëdha lirish të ngecura në rërë,
mure kasapë
që therin Qalqilivan,
mure xhelatë
që varin në litar Tulkaremin;
Mur Maroken
minash ornamentale,
mbi dunat sahariane – piercings vdekjembjellës.
Mur indian
që i vë thonjtë në fyt Bangladeshit
e i ngul thikën siluetës së nënë Terezës.
Mur hungarez i Totentanzit
që i paturp me Franz Listin shërbehet.
Pirg bullgar i puthjve turke të murosura
befasi e dhunshme e 2015-ës.

Mure që pretendojnë nobelin
sepse rindërtuan vetveten,
mure elegantë
që ëndërrojnë pasarelat e modës,
mure që kërkojnë ta shtyjnë përballimin
me Tisifonin,
mure paraplegjikë,
mure obezë,
që përpiqen të ringrihen
prej dashurisë së Thetisit.

Një hap vetëtime larg këtyre gurëve
Rodoni, ad hoc,
dashnorët e vështirë të murit mban në shënjestër,
në ethe sesi t’i konvertojë
në kultin
që mban për dore detin,
detin e thjeshtë,

të shkarkuar nga ulërimat e bazukave
e të plazhistëve në alarm të kuq të përhershëm;
detin normal të stuhive pletorike,
me aeroplanmbajtëse të degdisura në letargë
e të kargëve, me flamurë të tjerësh, të vënë pas hekurash
që mbi shkumërat të mos vjellin më naftë.

Detin e ankthshëm të shishes së zbrazët
që tollovitet e paturp
mbi kreshtën e kripur
me një mesazh të pashkruar,

të masës cerebrale që sʼdi se ku vërdalliset
mes poleve ekstremë
të globit në prognozë të rezervuar

e të dëshirës tënde për të puthur qerpikët
e të parës fokë që shfaqet kundruall.

 

Shpend Sollaku Noé

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s