Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

Ç’PO NGJET?

Më thuaj ç’po ngjet
Dje ikën njëmijë
Sot shkuan njëmijë e dhjetë
O më thuaj ç’po ngjet
Me tokën time
Deri dje shkrumb të djegur
Sot të mjerë e të lënë shkretë

Ty që kokën ngre lart
Nga mëngjesi në mbrëmje
Njëmijë intriga trillon
Ty që votën dje të dhashë
Sot nga verbëri e lakmisë sate Atdheun në peshojë të djallit ke vënë

Unë të luftoj me ty armë nuk kam
As nuk dua të kem
Është froni yt prej mbreti
Që mua dhe Ty rrugët na ndau

Unë tani metropoleve të Evropës
Do bredhë i mjerë e pa Atdhe
Ti festo “lirinë” dhe ikjen time me të tjerë
Një drithmë seç më lig, seç më verbon Do më mungosh Ti
Po atdheu më shumë.

Nga vëllimi “Shpresë e Përlotur”

 

“LULET E SË KEQES”

Metastazojnë dhimbjet
trupave tanë të njomë
e ne, bëhemi të verbër!
Heshtim!
Edhe më shumë se kaq!

Në përditshmërinë tonë
parakalojnë fatkeqësitë!
I shohim,
fytyrat ua lexojmë, sytë!
Dhe prapë bëhemi,
kinse s’po kuptojmë!

Bodleri i pat emëruar
“Lulet e së keqes”

 

KUR DUHEJ TË LINDESHA!?

U linda atëherë kur dimri fshinte gjurmët
e pranvera vononte blerimin!
Ishin kohë thyerjesh, 
në belbëzime vegimesh
edhe sot e dëgjoj si kollitet
e nesërmja!

Po të më pyesnit se kur do të lindesha !?
Nuk do të dija t’ju thosha,
di se atëherë nuk kishte planifikim lindjesh
e vdekja vinte pa pyetur askënd!

Gëzimet i mbanim
në nënvetëdije,
ndijimet nuk i shpërfaqnim!
Po lindje i duheshin këtij dheu
edhe kur buzëqeshja mungonte!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s