Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

 

Je suis umanite

Na lindin me dhimbje,
mes ulërimash dalim në dritë.
Dhimbja e ngulitur në qënien tonë,
na shoqëron e pandarë,
në ndërgjegjien reale,
me emrin e gënjeshtërt: shpirtë.

Habitemi me dhunën,
por në dhunë mendimet na shkojnë.
Të vetmet shkëndija llogjike,
prej kafshësh folëse,
mes dhunës së instiktit: harbojnë.

Vdekjen me vdekje e festojmë,
dënojmë vrasësit me vrasje.
Edhe në vajtimet me lot,
plot dhimbje e ngashërim,
mes ulërimash,
e belbëzuar ndihet fjala: vdekje.

Të marrim jetë është e ngulitur,
në vetëdijen tonë të sëmurë që në zanafillë.
Mesa duket duket britmat e lindjes
nuk i harrojmë kurrë,
e jetën nuk e kuptojmë dot
(qoftë) pa as edhe një të tillë.

Ndërkohë vijojmë me vrasje,
me emra sesancionalë i pagëzojmë.
Vrasim në emër të paqes,
për hatër të drejtësisë,
madje kemi dymijë vjet
që në emër të zotit,
me vrasje të çdo lloji: dënojmë.

 

Mundimet e hijeve

Hije të lodhura hedhin
këmbët e stërholluara, skeletike,
në muzgun nga të kuqtë rënduar.
Zvarriten të stërmunduara
nga ndjekjet e stërgjatura,
ndaj duket sikur duan të ndalin
duke u kapur pas asfaltit me thonj,
me duar…

Lodhen gjatë ditës hijet,
shkarrëziten rrugëve pa pushim
mbi çamçakëzë të shkelur e bishta cigaresh,
duke u shkelur nga këmbë,
ndërthurur me të tjera hije!
Ndaj i sheh të shterura
me lëvizje të ngathëta,
kur muzgu bie!

Kur errësira kaplon trupat,
shpëtimi vjen për hijet
e stërmunduara nga drita.
Nata u dhuron me bollëk,
atë që me pamëshirshmëri
ua vodhi drita…

Janë të çliruara hijet e mbyllura
në dhoma të errëta, shkëputur
nga trupat e djerësirë gëshetuar.
E mos ua ndizni dritat
kur janë të përqëndruar në vetminë e tyre,
se do qëndrojnë për disa çaste
si qënie të humbura,
të hutuar…

Më dhimbësen ato hije të gjora,
që janë të detyruara të zvarriten
nën dritën e trishtë hënore.
Duken si të shpëlara,
të përvuajtura si vejusha të shëmtuara,
si pjella qeniesh jolëndore…

Vetëm në nëntokë hijet janë të qeta,
çrobërohen nga makthet,
nga zvarritiet dhe mundimet
e tepërta.
Kur mbulohen përgjithnjë me dhé
janë të çburgosura,
nga dënimet që u dhuron jeta…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s