Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi
 
 
***
 
Ndonjëherë më merr malli për veten
për fëmijën me sy prej ëndrre
për lojrat e pafajsisë që i treti koha
me urinë e babëzitur për ndjeshmëritë e dlira…
 
Ndonjëherë përgjegjësia behet lak
mirësia helmon vetveten
sakrifica martirizohet
Dhe hienat i qeshen dhimbjes…
 
Ndonjëherë lodhesh të jesh vetvetja
në një botë te shurdhër e të padrejtë
tingujt e brendshëm i mbyt kaosi i çjerrë
dhe muza vishet padukshëm…
 
Shpeshherë fjala është fitorja ime
praruar me vel lirie
i qeshet dritës së fitores mbi veten!
 
I mblodha lotët një e nga një
Thurra me to perla te bardha
Stolisa qafën e jetës …
 
U nisa në udhë të panjohur
Ato më flisnin për hapat që hidhja,
Cdo fjalë një varg
Cdo varg një mendim…
 
Hapat rëndonin si pupël
Po mendja mbushej me thesare
Dhe une vallëzoja me fluturat…
 
Ajri u be i qelqtë
Dhimbjet flisnin butë
Fishkëllimën e tyre
E mbyste cicërima e zogjve…
 
Shpresa bekoi castin
E casti u bë jetë !
 
 
 
Krahët e ëndrrës prej ylberi
 
I lashë mendimet të shkojnë
iu fala ndjenjave
qetesinë ia besova natyrës
i shkrova me vargje shpirti…
 
Bari mi ngjyrosi sytë
dhe druri i pritjes u bë dimër
pret deborën e thinjur ti zbardhë ditët…
 
Gjithnjë kam një ëndërr
qe pret te përplasë krahët
dhe një yll që ndrin qiellin tim
e une ngjyros ylberë të rinj
pas shirave të lodhur mëdyshjesh !
Advertisements

One thought on “Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Leave a Reply to Nejva Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s