Shtëpia  Botuese “ADA” publikon librin me poezi dhe aforizma “Vdekja më e dobishme se Jeta” të autorit Erget Cenolli

Shtëpia  Botuese “ADA” publikon librin me poezi dhe aforizma “Vdekja më e dobishme se Jeta” të autorit Erget Cenolli

Titulli: “Vdekja më e dobishme se Jeta”
Autor: Erget Cenolli
Redaktore: Eljona Lupe(Jatagani)
Recensent: Aleko Ballauri
Kopertina: Meri File

Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-269-98-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14x20cm

©: Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë mars 2019

Falenderoj Z. Bardhyl Cenolli dhe Roland Joti për ndihmën që më dhanë në botimin e këtij libri.

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Cenolli, Erget
Vdekja më e dobishme se Jeta/
Erget Cenolli ;red. Eljona (Jatagani), Lupe. Tiranë : Ada, 2019
92 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-98-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia 3.Aforizma
821.18 -1

 

Kryefjala e autorit

“Hija fatale duke pritur në skaj “
Jorge Luis Borges

Ka të paktën njëzet vite që bota po përjeton një ndryshim të madh epokal. Era Digjitale është shtrirë e ka zënë vend në çdo skutë të jetës njerëzore. Jashtë kësaj Epoke nuk mund të mbetet kurrësesi letërsia e sidomos poezia, që është ama e mendimit njerëzor.
Poezia është ajo që e ka udhëhequr njeriun të ecë drejt majave e honeve të rrezikshme të pavetëdijës. Kur Kadmi mbolli në tokën pëllore të Ilirisë dhëmbët e Gjarpërit Ktonik, prej tyre dolën rradhë-rradhë shkronjat me të cilat njerëzirt filluan të ravijëzojnë në pllaka balti, papiruese, pergamena e fletë letre gjithë mendimin e tyre njëmilionvjeçar. Në to me kunja , pendë pelikani e maja pene u regjistruan trishtimet e brengat, vuajtjet orfeike të një shpirti thellësisht të dashuruar; mendimet e përgjakura të prijësve të vrërët; dinakëritë djallëzore të politikejve e fluturimet shtrigërore të magjistricave. Nëpërmjet shkrimit poetik, mendimi nga Antikiteti u hodh në Humanizëm, pastaj u rikthye në Klasiçizëm, u ndrydh në vetvete, për t’u romantizuar,; hyri thellë në labirintet moderniste, për të depërtuar thellë e më thellë në aventurën Postmoderniste.
Postmodernizmi fillesat i ka pas Luftës së Dytë Botërore (atëhere kur hijet fatale të vdekjes u shtrinë skaj më skaj botës), ndonëse hapat e parë ishin hedhur para kësaj lufte. Me mbarimin e luftës, njerëzit filluan ta shohin ndryshe njëri tjetrin, por hodhën vështrimin edhe thellë vetes, për të zhbiruar dhe zbuluar skutat e thella të vetvetes. Letërsia, në mënyrë të veçantë poezia, ishte prijësja që do ta çonte dhe do ta çojë edhe në të ardhmen shpirtin njerëzor, drejt rrugëve të pashkelura.
Në të vërtetë thelbi i Postmodernizmit mbështetet në mendimin, se: Gjatë kaq mijëra viteve letërsi gjithçka është thënë, neve na mbetet t’i rishkruajmë në forma të tjera mendimet e shkuara.Shkurt: të rishpikim një sintaksë të re poetike me kallëzues e ndajfolje të rikrijuara.
Rikrijimi i vetvetes duke hedhur themelet e nënvetëdijës e mbi to muret e vetëdijës, është “detyrë” e Postmodernizmit. Në këtë rrugë unë kam vendosur katër piketa:
a)trashëgiminë mitike
b)shpalosjen metaforike të vetvetes
c)shpirtin digjital të kohës
ç)vargëzimin në formën e qarkullimit të ujit nëntokësor.
*Piketa e parë më shtyn drejt zhbirimit dhe hulumtimit të vazhdueshëm dhe të thellë, të trashëgimisë mitike shqiptare, për të zbuluar tek kjo trashëgimi domethënie të pa hasura më parë.
*Thellë vetes sime është një det me ndjenja, mendime e huqe, kjo masë përbëhet më tepër prej gjësendeve të këqia sesa atyre të mira. Nëpërmjet fjalëve e vargjeve vetvetja ime kërkon të pastrohet, Frojdi këtë vetëpastrim e quante “pastrmi i oxhakut” dhe e realizonte me anë të hipnozës. Hipnoza ime është shplalosja metaforike e vetvetes.
*Koha jonë është preriudha epokale e sundimit Digjital, në shqip ky term ka kuptimin gishtëror. Nëpërmjet lëkurës së gishtave, të cilat çdonjëri prej nesh i ka të ndryshme, ne prekim tastierën, butonat , ekranet dhe realizojmë dëshirat tona , ndërsa poetët prekin gjithçka dhe vetvetn metalike të pajisjeve digjitale e shndërrojnë në lëndë gjuhësore ku shpërthejnë buqeta ndjenjash të shumëngjyrta.
*Në Postmodernizëm vargu nuk ka shumë rëndësi, fjala (verbi poetik, siç i thoshte Lasgushi) është pikënisja dhe pikëmbërritja. Fjala fsheh një mendim, por ky është shumë thellë, ai qarkulllon në labirintet e nëndheshëm të nëvetëdijës, së bashku me ujërat nëtokësorë. Aty ai kridhet, përplaset me shkëmbinjtë stalaktitë të guvave thellësore, nga ku do të dalë një ditë si geizer, por që të mbitokësohet, lexuesit do t’i duhet hapë një pus të thellë mendimi.
Këto katër piketa që unë ia kam vendosur vetes në shtegtimin aventuror Postmodernist, gjenden hapur apo mbuluar në fjalët, vargjet , shenjat e pikësimit dhe hapësirat e këtij libri.
Mbyllja e librit është me një tubë aforizmash. Çdo aforizëm është një fillesë poezie. Në një prej studimeve të tij poetike, KoçI Petiti thoshte, se : një varg a një mendim është fillesa e ortekut të një poeme, kështu edhe aforizmi. I ngjeshur me një mendim të madh në një hapësirë të përkorë fjalësh, aforizmi përpiqet të çajë lëkurën e vezës për të fluturuar me krahë poetike. Qielli është hapur …Është qielli i mesditës me shpirtra shtegtarë apo qielli i mesnatës me krahët e lakurqtë? …
Sido që të jetë, gjithçka do të përfundojë në një epitaf.

 

Erget Cenolli

Korçë, 21 mars 2019

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s