Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)

U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, babai i gjuhës letrare ruse, poet, eseist, dramaturg dhe prozator i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një kollos të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja shqipërimi im në përvjetorin e 220 të lindjes së gjeniut rus:

HAJMALIA (ТАЛИСМАН)
Aleksandër Sergejeviç Pushkin

Atje, ku deti përplaset
Prej shekujsh mbi shkëmb të shkretë,
Ku hëna më ngrohtë qaset
Sa vjen një mjegull e lehtë,
Kur në harem shkrihet fare,
Ku shkon ditën myslimani,
Vjen një zanë ledhatare
Dhe një hajmali më fali.

Duke m’u llastuar më flet:
“Mbaje këtë hajmali:
Fshihet në të fuqi e fsheht’!
Do të të japë dashuri.
Nga sëmundjet dhe nga varri,
Nga furtuna, nga stuhia,
Kokën tënde, o lum djali
Nuk ta shpëton hajmalia.

Pasuritë e Orientit
Kjo nuk ka për të t’i dhënë,
Adhuruesit e Profetit
Më gjunjë s’ka për të t’i vënë;
Te miqt’ e shtrenjtë që ke ti
Në vendin që me mall kujton,
S’di se ku, në jug a veri
Kjo hajmali nuk të dërgon….

Vetëm kur sy të pabesë
Duan të të bëjnë magji,
Kur buzë natën e zezë
Të puthin ty pa dashuri,
Dëgjo mik, fjalët e mia!
Mos ketë zemra lëndime,
Nga harrimi, tradhëtia,
Të mbron hajmalia ime!”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s