Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
NËSE MË SHEH
 
Nëse më sheh ashtu menduar,
Ndoshta të lënduar ku ta dish.
Unë çdo çast, jam ajo që jam
Thjesht një grua, grua e brishtë.
 
Nëse më sheh ashtu mes lotësh,
Ku herë i fshij, e herë i mbaj.
Është se shpirtin kam të dobët,
Qortoj veten që si pa lidhje qaj.
 
Nese më sheh ashtu të gëzuar,
Qesh pa droje vend e pa vënd.
Ështe se me ty jam dashuruar,
Gjithçka imja mban emrin tënd.
E sotmja kjo
dhe nje tjeter dhe zgjidh nje profil foto
 
 
 
LIRIKË
 
Grindur jemi si era me gjethet
E teri I heshtjes shëtit në mesnatë
Ca thirrje të humbura në telefon
E bëjnë pritjen më të gjatë.
 
Vërtitet në shtrat trupi I pajetë
E vetes I tregoj një përrallë të bukur
Të ftohtë janë supet e mi të zhveshur
Ku ti mjekren mbështet e puthjen ke strukur.
 
Grindur jemi si nata me ditën
E orët janë veshur me fajin pa faj
Veç ti mund të m’a sjellësh dritën
Që dita të ndjejë diellin e saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s