Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga  Dhimitri Jani Kokaveshi

 

RRËFIME LARGËSISH

Sa afër dhe sa largë
trysnitë?
Më vrasin, mendimet!
Në rrjedhë
përplasjesh si referime
të zbehta
na zhgënjejnë dhe
gdhëndin
mashtrimit, nuk u rrita
m’i zbehin
vërtetësitë…? Si largësi
hukatjesh
na pikojnë dhe
saldojnë
pa ngrohtësi, gjykimet…?
Anemike.
Gëzimet…! Çahen
si kanione
prej stuhive lotëve
qiellorë
mbytur, na veçojnë
udhëkryqeve!
Planet e sajuara zvaritjeve
zgjidhin
shkujdesjet e tyre…?
Na mpijnë dhe
na frenojnë. Na frenojnë
gjuhës
si ushtarët besnikë
na rrjeshtojnë
grevëthyesit, dënuar…!
Pa mëshirë
dialogimet?… Imponojnë
mos fol për…
atë… kulturë por dhe ajo
e lodhur
si anijet e shpëlarë
dallgëve dhe
skorjeve ngjeshet si
i padituri
lartësohet dhe… e fundos.
Kështu fundosen
ëndërrimet, si fishkëllima
ngjajnë
oshëtimës, ndërpriten dhe
ëndrrat…?
Përplasen si viruset
rrjeteve
internetike zhytur vurgut
përlyhemi
si mbi ngjyrat,zhgaravitur
po na lën
programet e tyre
egzekutohen
përpikmërisë, pa realizim.
Përjetim
hipokrit gëzonte dora
e fshehjes
na përshendet dhe na… !
Më mbeti
në grykë kjo fjalë
si një kërkesë
e skicuar pa ngrohtësi
aty, nuk lagen
as dashuritë o jetë…!
Derdhesh
mbi perëndimet na
rikthehen
zgjimet…? Menduar dhe
përflakur
na i dhurojnë si një biletë
e prerë dhe
e hedhur tokës, në gëzim
provokativ
të sajesave kinematografike
sundojnë
mëritë…? Sa afër sa
largë
pranitë tona zbehen…!
Si mendim.

 

MES DRITËS

Dritares priste
Kudo
e priste, diellin?…
I falte
Me trupin e ndritshëm
si qendër
graviteti e përthithte dhe…!
Harrohej.
Harrohej, dritës?…
Më falte…!
Mëngjeset e saj
rrezatuese
ndjejash dhe shpirti…?
Më stimulon
stemin ndijor mbi
përplasjet
vështrimet…? Diellore
i kryqëzonte
dhe kryqëzoja labirinthet
e errëta
objekteve mbuluar
i shtrija
rrugët!… Me to udhëtoja
dritës së
shtirur dhe të përplasur
hipokrizive
a udhëtohet?!… Momenteve
mos udhëto
o e shenjta ndjesi
o përceptim
i dritës!… Më dritën
po më fal
buzëqeshjet e venitura
si mund ti shthur?
Nuk t’i dhuroj veçse Ti!…
Dritë?…
Me dritën agimeve
të prisja…!
Dijesh, fytyrën ëngjellore…!
Ta ndriçoj. 

 

KRENARI E THYER

Mall derdha gurëve kalldrëmik
Për të dhënë mëngjezeve
Brengat, gëzimet dhe mërzit e mia!

Shikoja gurët dhe trëmbesha!
Ato, më shqetësojnë si nata
Kur bluan mendimet e mia
Jo fisnike dhe kapërcimit të profecive
Bukuri, pushtetin absolut, lidhjet…
Mbi tërësinë e shqetësimit tim.

Buza!… Si shpirti i gurtë, zvogëluar
Ruan veprimin dhe vështrimin shtrirjes
Qytetit që sundon. Krenari e ashpër
Mbërthen ne dhe mjedisin e hirtë
Dhe pse kacaviresha murreve të tij
Për të arritur,… lartësitë e mendimeve
Të tua që nuk reflektonin… gur, i çmuar
Shkëlqimit adhurues! Krenaria e thyer
Do të qendrojë përjetësisë, pa rrëfim!

Krimbi!… Bluan thëllësitë e kështjellës së rrënuar
Dhe mbytet,… ëmbëlsisë së jetës derdhur mund
Mjeshtëris, kështjell, që ngrë shtat në ndërtim.
Shkëlqimi i trupit tëndë!… Le të ndrijë dhe xhvesh
Parajsën, tërbon, krenarisë që patrullon dhe abuzon!

Varfëri e tejskajëshme mjerimi
Shpirtëror. Ai, si i burgosur hije
Trishtueshëm arenave që çan koha
Me drithërimat e dekompozimit birucian.
Burimet i kërkoj kohës. Dhimbja!…
Ndez etjen kujtimeve të kënaqësive…
Qe s’më shuajnë!

Kështjella dhe ti, mbartni mistere të blinduara
Ceremoni… të fuqishme dhe të trishtueshme
Mes madhështisë dhe humbjes si një puthje
E ndezur konkurencës kohë, por jo fshehtësisë.

Brënda saj mbetem i pa asimiluar dhe frikësohem!
Më frikëson largësia, etja dhe shpirti i lyer misterit
Të aromës tënde që mbulon e zvarit bukurinë.
Bukuri që përkrah hapësirës sundon dhe triumfon
Rrënojave kështjellore duke i mbledhur, si thermij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s