Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
OBELISKU
 
Unë do të jem nesër një obelisk,
një kujtim, ku era do të përplasë mallet.
 
Shtëpia ime e shpirtit, është në qiej ëndrrash,
rrethuar me një gardh dashurish.
Shikoj orkestrimit të jetës
ritmin, nuancat, harmoninë,
madje edhe një tingull gati të pandjeshëm,
që nxjerr psherëtimash një violinë.
 
Qesh dhe trishtoj…
Mundohem të rrok hapësira prej çdo dëshire,
por e kuptoj momentin kur zemra
me tingujt nuk luan dot, pra kur sipari bie .
 
Çdo herë kam ankth të le ëndrrën përgjysëm,
duke u larguar me këmbet e ftohta të natës.
Mundohem të shikoj si ritual të fundit rreze
që ngjyen me flakërimë tramontin e shpirtit
Dhe mendoj :
-Kush premton se kjo dritë
Me magjinë e saj, qëndron eterne ?!..
Vetëm mendoj .
 
Kohë e ngazëllyer që çmallesh
me përmasat gjigante të iluzionit !
Ngadalë afrohet pluhuri i muzgut,
dhe në largësi ylli im regëtin jehonën qiellsisë…
 
Unë do të jem nesër një obelisk,
nje kujtim, ku era do të përplasë mallet.
 
 
 
Dhimbje Poetike
 
I bëj hije ritualit të kafesë
te ky klub në gjysmë errësirë dhe i fshehur .
Është plakur e djeshmja ;
e ardhmja më perqesh gati me pendesë
dhe lëkund një kandil të zbehur.
 
Hija e shpirtit tim,
i hedh kohës pluhurime pasionesh,
dhe duket si një koncert në dhimbje!
Ah, shpirti im, shpirti im,
duke tërhequr ëekatar zinxhirë memorjesh.
 
Bie dëbore shpesh në shpirtin tim.
Edhe thinjat e mia
shëmbëllejnë, si puthje të acarta!
Çdo varg ka brenda butësi, por edhe zemërim
ka tmerre, por edhe sekonda të arta.
 
Poeti u jep gjithçka të tjerëve…
Vetemsë ,qan për atë që ende e pa çelur,
ngjizet në tryezen e çasteve të flakta
dhe s’ mundet ta percjellë frut Parnasi
drejt njerëzve, më e pakta…
 
Prandaj, nëse ndjeni që pema e shpirtit të tij,
ngre harpën vrastare me tinguj vetemohimi,
fëshfërima që buluritje gjethesh të zgjon me ngazëllim,
është jehona gati – gati e zbehur,
që rikujton një flaut trishtimi.
 
Me duart mbi shpinën e kokës pas mesnate
duke grisur fleteët përkul siluetën gati bajate,
Krijesa që e quan “ Unë” rrok sekuenca paanësive
dhe zhgarravit e ngjyen penën në frymëzim,
pastaj pi kafenë e helmët pas mesnate.
 
I arratisur në limite të qiellta lirie,
i paragjykuar me vetëvrasjen që kërkon
në pemen e brishtë të frymëzimeve dritë hije,
këndon si gjoni i vonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s