Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
SONTE FLI
 
Fli sonte, mos më prit
nesër vjen një tjetër ditë.
Thonë ka diell e do ndriçojë
dhe pse Vjeshta turfullon.
Fli sonte, mos ki frikë
i dogja të gjitha ligësitë
Engjëllin dërgova të të mbrojë
Të jetë aty, kur ti mbyll sytë.
Fli sonte,
harro çfarë shkoi
e kokën pas kurrë mos e kthe
se sa ka jetë, ka dhe shpresë
e tjetër mëngjes do çelë për ne.
 
 
 
NATË VJESHTE
 
Vështrimi tej dritares tretet
e nesërmja pret që të vijë.
Natë e ftohtë vjeshte
bulëza uji mbi xham.
Janë lotët e pritjes së një vajze
çastit më të hidhur meditimit.
 
 
 
JE GJITHMONË E BUKUR
 
Ti je gjithmonë e bukur.
Kur qesh dhe qan,
kur lind Dielli e dita perëndon.
Sa herë trishtohesh më shumë të dua
bëhesh më e bukur.
Je Pranverë në çdo stinë
çel dhe kur Dimri ngrin,
kur Vjeshtës shiu përmbyt
e rrugës shëtit pa ombrellë.
Fustani ngjitur pas trupit
hijeshi linjat kanë,
kur flokët ti merr era
çmendur pas bukurisë tënde jam.
 
 
 
JASHTË MODE
 
Ti nuk e di,
se s’të kam thënë.
Pata frikë atë natë.
Nuk lejova të më puthje,
të më prekje pata frikë.
Pata frikë dhe pse e çmendur
vuaj të kem pranë.
Unë jetoj pak me të vjetrën,
kohën kur kish”dashuri”
puthjen e kam të shenjtë
dhe e quaj shenjtëri.
Nëse puth vërtet dua,
si dikur, si njëherë.
çdo qelize e trupit dridhet
dashurinë dua të ndiej.
Ti më thua je modern
sot për sot e tjetër nesër.
Unë e çmendura pata frikë
se të desha me gjithë shpirt
Të kem sot, dua dhe nesër
e jashtë mode le të jem.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s