FRAGMENT NGA ROMANI “NUK JAM ZONJA BOVARY” i autores Zyba Hysa (Proçes botimi)

FRAGMENT NGA ROMANI “NUK JAM ZONJA BOVARY” i autores Zyba Hysa 

(Proçes botimi)

“I dashur Isalban,
U bë kohë që s’të kam parë, por përherë të ndjej pranë, si të kisha pjesë të qënëjes sime…
Nuk di të kam thënë, se ç’ndodhi atë natë? Çdo njeri i përjeton gjërat ndryshe, por se si shkuan gjërat, më bëre të besoj se më ke dashur më shumë se dashuria. Qënka e çuditëshme jeta! Puthim dhe na puthin, sikur se japim dorën dhe na japin dorën, sikur se përqafojmë dhe na përqafojnë… Këto janë akte njerëzore, por shkalla e ndjesisë që të japin këto akte është e ndryshme në njerëz të ndryshëm, në një kohë, po edhe në kohë të ndryshme me të njëjtët njerëz.
Disa mbajnë mend puthjen e parë, disa puthjen e fundit, disa s’mbajnë mend asnjë… Disa, e pse kanë puthur shumë, prapë janë në kërkim të puthjes… por gjithsesi, puthja është një akt intim që mbyll ose hap një udhë shpirti, ajo është shkarkesë energjie për të elektrizuar gjithë kurmin e nga ky elektrizim, njeriu pëson konvuksione, humb logjikën dhe kalon në veprime instiktore, që shpesh u kushtojnë një pjesë jete, apo dhe gjithë jetën.

Të them që s’jam puthur në jetë, do ishte gënjeshtra më e madhe, jam puthur shumë, por jo me shumë, jam puthur me një person gjer më dilte gjak nga buzët, e përsëri putheshim…. Nuk kishim të ngopur… Por po mendoja cilën puthje mbaja mend që ta veçoja nga çdo puthje, një puthje të veçante që dallon nga të gjitha puthjet.
Nëse do ia rrëfeja dikujt që nuk më njeh, do më quante gënjeshtare, por edhe kur ia rrëfej vetes, prapë nuk më beson, që një puthje si ajo në gjysmëerrësirën e katit të dytë për të shkuar tek lokali që e gjetëm mbyllur, një puthje që unë kurrë nuk e mendoja se do të ndodhte dhe kurrë nuk e di në ka qënë puthje, apo ndonjë lloj magjie që unë ia vë emrin “puthje”, kurrë s’do t’a harroj!
Ti je një njeri që kurrë nuk rrëfehesh përballë, ke mbetur si me hije, apo nuk di të them, shpesh mendoj që s’më ke dashur, kur edhe sot e ndjej që puthja jote ishe copë akulli, saqë më trembi, nëse s’do kisha ndjerë dridhjet e trupit tënd në krahët e mia që mu duk sikur u dorëzove tek unë, sikur dhe shpirt, do kisha zbritur e do kisha ikur me vrap… as gjarpëri nuk do jetë aq i ftohtë sa buzët tua!
Nuk di çfarë më bëri të besoja, nuk di çfarë të them, kurrë në jetën time, në ato pak eksperienca që kam pasur, të më kishte ndodhur që në kontaktin e parë, pa njohje, pa biseda, pa të parë sytë, pa të marrë erë nëse më ndillte aroma jote, nuk e di… di veç që ndodhi! Mbase ishe i helmuar… saqë më helmove edhe mua!
Që në atë çast u krijua një lidhje që më bëte të rrija me ty deri në vdekje, ishte një betim pa fjalë, ishte një bashkim pa kushte, unë u shkriva në ty! Kuptova që Ti kishe nevojë për mua dhe unë u bëra jotja!
Më pas jemi puthur shumë herë, por kanë qënë puthje rrufe, puthje që kanë ardhur si vetëtima, e malli nuk më ka lënë t’i fiksoj se si kanë qënë, por edhe një gjë e mbaj mend, herën e fundit, ika pa të puthur, ika se isha kaq shumë e malluar dhe se ti më kushtoje kaq pak kohë, doja të ikja e të mos vija më! Çfarë t’i bëja mallit? Pse nuk e komandojmë dot veten?
Dhe ajo puthje e ftohte si gjarpër më helmoi shpirtin dhe e helmuar jam! Zoti e bëftë mirë!
Kam shumë vjet që s’kam puthur njeri, nëse përsëri do e prek atë puthje, le të më helmojë, le të më vdesë, por dua të takoj për të provuar në do ndodhë apo jo? Në të dy rastet do ta pranoj siç të jete, vetëm mbase Zoti me qetëson dhe më heq trazirën e shpirtit që kam, se jam mbyllur në guackën e vetmisë e kujtoj atë puthje të ftohtë e detyroj veten të them se “nuk të ka dashur” por koha ka treguar tjetër, ti ke bërë shumë për mua, aq shumë, saqë s’kam gojë të qortoj as për mallin që më rëndon sa Himalajet. Ç’të ketë qënë ajo puthje??? Unë ia kam vënë emrim ” puthje ankthi” por që hapi portën e një jete që s’di kur do ketë mbarim…
Atë vit që ke ardhur, me dhe lekë të bleja dicka nga Ti, por bleva një unazë, të cilën e kam dhe tani në gisht. Nga brenda ka tre numura, që unë i kam quajtur “numra fati” 5 – 8 – 5 që bëjnë 18 dhe ne do jemi bashkë 18 vjet…
Kur me thoshe që do vdes, unë nuk e kam besuar kurrë, unaza që mbja në gisht më qetësonte. Këto duken si përrallë, por një gjë të dishë, edhe në jetë rastësia na solli, edhe takimin tonë rastësia na e solli, edhe numrat në unazë, rastësia, unë besoj tek fati, ose rastësia, se çdo gjë në jetë duket sikur ndodh rastësisht, por siç e kam lexuar diku “Qysh ditën që i jepet shpirti njeriut janë të shkruara ndodhitë si ide e ne veç realizojmë ato në jetë…” e kështu nga një puthje e ftohtë, fitova një dashuri të nxehtë, ku puthem çdo çast nga largësia, e bëj dashuri si të jem me ty! Unë jam bashkuar përjetësisht me ty, kjo jo se dua unë, ndodhi, ashtu rastësisht e megjithatë jeta i vërteton gjërat, ato janë mister… Aqsa herë mendoj se dashuria mbaroi, ajo puthje e ftohtë më ndez shpirtin dhe ndjej buzët tua tek fryjnë thëllimin e asaj nate që i vuri zjarrin zemrës sime dhe prej vitesh digjet si eshkë mali…
E mbaroi letrën, fshiu lotët dhe e postoi…
Pas çdo letre, ajo ndjehej me e lehtësuar… më e rinuar… më e dashuruar!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s