Poezi nga Leonora Loka

Poezi nga Leonora Loka

 

Prishtinës

Rrugët i përdridhen si gjarpinjtë
Me erën pelerinë mbi krahë
Përpihet mbështjellë nga pluhuri
Si me parfum parisian
Me zjarr çobanësh ndezur
Tek kërkojnë natën gjënë e humbur
Përgjon
Dashuritë që lindin strehëve
Dhe “burroshat” si vdesin duke bërë seks

Kur dielli shtrihet mbi re
Si vejushë e përkushtuar
Belbëzon që të mos e dëgjojnë
As pemët e plogëta që sythet kanë nxjerrë
Prillit të përgjakur
Shpirti i dhemb por ka frikë të ulërijë
Dhe në epshin e mbrëmjes ia puthë buzët
Atyre që ia kafshojnë dinjitetin me dhëmb

Tash na janë sosur ëndrrat
Ky qytet që dehet çdo natë
Me të vjellat e jetës shterpë
Ka qëlluar dashnor naiv
E politika kurvë
Rriten tonë po e thanë çdo ditë
Për një pikë ujë që ta shuaj etjen
Teheve të kohës
Për pak dritë që t’i ndriçoi
Ura e rrugë që pjellin çdo ditë

Ohhh!Veç për pak më shumë LIRI!

 

kënga e zgjimit

nga një dritare qorre
shoh diellin si shuhet
dhe lind brenda syve 
e derë e fshehtë e dhembjes
si humb në gjeografinë e jetës

në degët e thara
të ëndrrës së krasitur keq
kokën nxjerr një syth i ri
e liqenit të fjetur
pranvera i lutet për zgjim

mbi kurora lisash
një zog shtegtar çerdhengritur
i këndon këngën e zgjimit
pjellës së dritës
tek thith gjinjtë e lirisë

 

Kam ra n’ dashni

Kam ra n’dashni
Në sytë e yjeve net’ve pa re
N’tërbimin e val’ve kur protestojnë 
Detnave t’shpirtit
Agimin gojëhapun kur zgjohet
N’epitaf àndrrash t’djeguna.

Kam ra n’dashni
N’kujtimin tánd
Që n’beb’za t’mija
Shtrehêt me flejt’
Psheretimat e djersituna t’kohës
Nuk e qojnë dot nga àndrra.

Kam ra n’dashni
Në thijat e jetës kur dehen
Mbramjeve t’venituna nga vesa
Kam ra n’dashni
N’dushkun e vjeshtës ku shtrehet
Lazdruem jeta jeme…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s