Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Ka ndodhë të jem përmend

Mbramja s’ka gjumë,
n’kët muzg të gjatë.
Jam hallakatë
rrugëve ndërmend,
e s’e kam ditë asht ditë,
asht natë,
veç kur kam pa n’qiellë yllin tand,
ka ndodhë të jem përmend.

S’kishe qenë larg,
s’kishe qenë pranë,
s’kishe zanë vend…

Nisem pa kohë,
kthehem pa kohë,
endem pa mend,
gjendem pa mend,
veç kur kam pa n’qiell yllin tand,
ka ndodhë të jem përmend.

 

Frulliza kohe

Frulliza kohe
bien mbi prush,
tallaze ere 
mbi majë lisash koloviten,
jeta është sfidë,
një udhëtim marramendës,
me zik-zake,
ulje-ngritje.

Jetë është kohë,
çast që arratiset,
deri te një vijë në perëndim…
E lindur bashkë me muzgun,
flaka niset,
drejt agut lakmitar
që e zbardh
atë qiellin gri.

 

Tokë e ëndërrt

Tokë e ëndërrt,
e pashkelur,
e premtuar mot pas moti,
ditë pas dite
kur lind dielli,
del prej të kaltrës
së një reje
del prej britmës
së një zogu,
sikur qielli
pas rrebeshit,
sikur syri
pas një loti,
s’të tret vdekja
që kall dheu,
mbetesh truall,
e mbetesh votër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s