BUZË LIMANIT TË SHPRESËS / Poezi nga Dashamir Malo

Godina e restauruar në Limanin e Sarandës, në të cilën prej vitit 1872 – 1877, Naim Frasheri punoi si doganier.

 

BUZË LIMANIT TË SHPRESËS

Ndërsa agimi i puprut ia beh në qytet, 
dhe peshkatarët kthehen prore në liman,
në tavernën “Poseidon” fillikat jam ulur,
dhe përsëris me vete vargun Naimian.

Sakaq njëri syresh vjen e më afrohet,
një kapiten i zoti, i njohur në këtë qytet,
më thotë: Ç’bëre ti për këtë dhe’? Asgjë o mik!
Pa le pastaj, i thua vetes edhe poet!

Pse vjen kështu e drojtur, e nemitur,
kjo e sotme në vendin tënd, në vendin tim?
A do të jetë e nesërmja aq e ndritur,
siç i këndoi me mall rilindasi Naim?

Buzë këtij deti të trazuar,
ç’ përgjigje t’i kthej kapitenit riosh?
Ndodhka të jesh poet mbushur plot me shpresë,
dhe përsëri në këtë vend të ndjehesh bosh!

Kupën e të sotmes e kthej me fund,
tek ky liman ku ish Naimi doganier,
këtu ku i dha udhë vjershërimit shqip,
dhe si qiri mandej për mëmëdhe u ter.

Brigjeve të Kaonisë i nis motivet,
si grigjë kuajsh ranishtes me revan,
nxitoj të bëj ç’ka mundem si poet,
teksa më prin udhën ylli Naimian.

@Dashamir Malo

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s