Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Strehëz e vjetër

Më prit ti strehëza ime,
malluar me lot e gaz,
e vjetra strehëz prindërore,
kujtimeve shtruar varg.

Më prit ti rrugëz hijerëndë,
me guriçka mbushur përplot,
sa herë mes jush rrëzuar,
me gjunjët gjakosur dhe sot.

Më prit ti strehëz bujare,
ëndërrimtarja e fëmijërisë,
ku dhe sot që tashmë po plakem,
ëndrrat po tek ti i nis.

Sa rrugë e shtigje kaluar,
me mall e dhembje në jetë,
prapë veç ty të shoh në ëndërr,
e në ëndrra veç ti më flet.

Më flet me të ëmblat fjalë,
që veç ti di të m’i thuash,
fjalë që veç tek ti i gjeta,
e i lashë në kujtimembuluar.

 

Përgjysmë

Kohën përgjysmë e ndamë,
edhe ditën edhe natën,
në kufi të dritënetëve u pamë.

Stinët bashkë i kaptuam,
pranverën dhe vjeshtën shpirttrazuar,
dhe ngecëm mes stinësh mërguar.

Gëzimet në skaje kapëm përdore,
lamë pas veç mekjet
si kufi me sinoret.

Vështrimet bashkë i kryqëzuam mes udhëkryqeve të jetës,
por prapë vazhduam e vazhduam…

 

Gjurmë…

Sa mund përpiqem të t’harroj,
dhe tëndin emër mos ta përsëris me mall,
mos t’kujtoj as çastet tona bashkë,
mos t’kujtoj as gjurmët që padashje lamë.

Por çuditërisht aspak nuk ia arrij,
e si e çmendur prapë nis e të kërkoj,
rrëmoj ashtu si kot me ngutjen të të mbërrij,
e çuditërisht veç për ty mendoj.

E zemra aspak nuk pyet më për betimin
që vetes i dhashë për të t’harruar ty,
e syri loton mbi atë gjurmë të thjeshtë kujtimi,
aty ku në një cep të vogël fshehur të kam ty.

Më thuaj pra të lutem,si të t’harroj ty, si?!
Me vete them:”Kaq ishte,kaq,
s’do them më ‘mirëmëngjesi’
e as ‘natën e mirë’,
por veç një fjalë të largët,të ftohtë,
‘Lamtumirë’ “…

Ma thuaj të lutem,si të t’harroj ty, si?!
Se të gjitha betimet i hedh në zjarr në çast,
e kot më shkojnë të gjitha përçapjet,
sa foton tënde shoh mbi të mallkuarin ekran…

Ma thuaj të lutem si…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s