Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

MIKE E SHPIRTIT TIM

E ç’të të them o mike e shpirtit tim,
Nata e djeshme më mungon që sot
Rrije sipër meje e me puthje papushim,
E dallgët preknin shezlongun e fortë.

Mbaji mend këto çaste magjike, më the,
Shikoje hënën sa pastër po ndriçon,
Këtë natë jemi të dy thellë mbi re,
Shkruaj ca vargje, si hëna na vështron.

E ç’të të them o mike e shpirtit tim,
Mbi trup kam ende aromën tënde,
Në buzën e poshtme ndiej një kafshim,
Dhe në shpirt, më flet zëri i një zemre…

 

SOT JAM NJË FËMIJË

Sot jam një fëmijë i vogël,
I sapodalë nga ëndrra e një gjumi të çmendur,
Mbushur me klithma vitesh,
I rrëzuar e sakatosur gurëve të dhimbjes,
I trembur nga nata e gjatë.
U zgjova dhe kërkova në errësirë,
Zërin tënd, portën time të qetësisë,
Ashtu si një foshnjë kërkon zërin e nënës,
Për t’i mposhtur frikërat.

Sot unë jam vetëm një fëmijë,
Që të kërkon ty, si udhëtari i shkretëtirës,
Kërkon në qiell yllin e mëngjesit,
Netëve të mbushura me stuhi rëre.
Sot jam vetëm një fëmijë,
I rikthyer kopshteve të pafajësisë,
Fytyra jote më qëndron mbi sy,
E unë të kërkoj i përhumbur,
Siç kërkon motaku mbi krevatin e tij,
Lodrën e dashur.
Sot jam vetëm një fëmijë,
Po pres puthjen tënde mbi buzë,
Për tu rritur…

 

MBLIDHI KUJTIMET E DASHUR

Mblidhi kujtimet e hedhura nëpër kohë,
Dhe futi në zemrën e vogël e dashur,
Si copëza shpirti të hedhura kudo,
Nëpër raftet që harresa ka pluhurosur.

Mblidhi, si ciflat e pasqyrës së thyer,
Që imazhin tim e ndau në qindra copa,
Mblidhi dhe kujto ndjenjën time të vyer,
Dhe gjithçka bëra për ty që kur të njoha.

Mblidhi të gjitha kujtimet që të lashë,
Albumet ku flenë çastet tona të lumtura,
Përqafimet dhe qindra puthje bëji bashkë,
Mblidhi buzëqeshjet, vështrimet e kryqëzuara.

Koha le shenjën e saj të përgjakur në shpirt,
Si një thikë e mprehur keq nga djalli,
Mblidhi kujtimet e dashur, që kur mos të më kesh,
Të paktën shpirtin mos ta shkrumbosë malli.

E di që do të zgjohesh një ditë, jo larg,
Do kuptosh kë ke shkelur egër mbi zemër,
Pendesa dhe malli do të vrasë përditë nga pak,
Ndaj mblidhi kujtimet dhe veru një emër.

Kur njëriun që të do çmendurisht e përdhos,
E shet për dy lekë në kazanin e botës,
Do jenë kujtimet që do tregojnë si e vrave,
Si e rrëzove çatinë tënde të jetës.

Ndaj mblidhi kujtimet e hedhura nëpër kohë,
Ruaji mirë në zemrën tënde të vogël,
E di që një ditë do kesh nevojë per to,
T’i kesh si melhelm kur te jesh e plagosur…

Enertin Dheskali (Marrë nga vëllimi i katërt poetik, “Kalorësi i dhimbjeve”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s