Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

KUR TI… UNË…

Kur ishe burimi i fjalëve me argjënd
unë
oqean që të merrte mëndtë.

Kur sytë mi mbyllje me këngë
isha solistja e damarrëve që dhëmb.

Kur diellin ma dhurove në përkushtimin tënd
djepin që tundte dëshpërim ngrita në këmbë.

Kur gjinjtë e adhuruar u frynë për shtim
kulloshtra bebes ju dehu të dy.

… … … Unë mbeta shtatëzëna
që veten mori në shënjë… … …

 

RINGJALLJA E POETIT

S’është e lehtë të rihysh në qytetërimin e të gjallëve.
Ferri është i mbështjellë me lëkurë trasparente
ku rri varur në muret e dhomës,e
në gjumin sy hapur.
Po fati të sistemon në cepin e një hapësire e të
dorëzon dhuratën për ta ndarë me të ngjashmit
atë që zoti ta ka falë, e
me lirinë e njollosur të rikthimit
të bësh hesapin.

Shkëputur nga “Intuitë e bluar gruaje”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s