Poezi nga Petrit Sulaj
I FUNDIT JAM, PO PËRKOHËSISHT
Në qytetin
ku unë banoj
i fundit jam .
Mungoj gjithmonë
në festat ,
mitingjet,
martesat
e funeralet.
I fundit jam,
mungoj përherë
sepse
para portës
time
janë grumbulluar
gjithë mbeturinat,
ndalimet,
kufizimet
e krejt
asgjëtë
që prodhojnë
banorët e tjerë
përjashtuar
varrmihësit.
Varrmihësi
një shkallë para meje
është:
i parafundit
deri ditën
kur varrin tim
do hapë
e unë
befas
do dal
në vend
të parë.
petrit sulaj
maj – qershor 2019.