Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Konstantin Balmont

Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942)
Константин Дмитриевич Бальмонт

Sot, më 15 qershor është data e lindjes së poetit dhe përkthyesit të shquar rus. Për kritikën letrare mbahet nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit dhe dekadentizmit rus. Lindur në një familje fisnike, nuk i mungonin mundësitë për të shëtitur nëpër botë, Egjipt, Indonezi, Meksikë, Peru etj. Revolucionin e shkurtit 1905 e priti me simpati. Kurse revolucioni bolshevik i 1917-ës, e tmerroi. U largua nga vendi dhe jetoi në Paris deri në fund të jetës. Njihet jo vetëm si poet, por edhe si përkthyes. Solli në gjuhën ruse kolosë të poezisë botërore si p.sh., Percy Bysshe Shelley, Edgar Allan Poe, Paul Verlaine dhe Charles Baudelaire. Në datën e lindjes së tij sjell për ju këtë shqipërim:

LOZONJARES QË LUAN ME DASHURINË
(Играющей в игры любовные)

Janë ca puthje si ëndrra, të lira,
Të tjera dalldisin e lumturojnë.
Ka dhe puthje si dëbora, të ngrira.
Ama ka dhe puthje që poshtërojnë.

Puthje që jepet pa pikë dëshire,
Oh, jepet dhe për hakmarrje një puthje!
Që për çudi vjen erë djegësire,
Përzjerë me ngazëllim dhe përbuzje!

Mbathja, duke u dridhur nga mëria,
Ëndrrat e mia s’kanë mas’e cak.
Oh, mua më jep fuqi dashuria,
Paturpësia më bën më idhnak!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s