Kemi të dy duar / Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja
 
 
Kemi të dy duar
 
Po, duar kanë të gjithë, po!
Por ne kemi të dy
duar të kryqëzuara,
ndërthurrur kështu,
kaq bukur, kaq thjesht!
Kaq thjeshtësi në bukuri, por ne,
ne kemi të dy thjeshtësi.
E merre me mend!
Këtu dora ime shkruan, ndërkohë që gjurmët
nuk janë shuar ende.
Edhe në të tuat duar ka diçka,
një gjurmë të pashuar.
Të kem këtu, atë që është tani atje,
nuk ka kuptim.
E merre me mend!
Pa “këtu”,
pa “atje”, sa ka kuptim!
Të kem atë që është tani.
 
(Në njërën nga më të thellat
petka që mbulojnë shpirtin,
në njërën nga më të parat,
erdhe u ule.)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s