Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi
 
 
***
 
Dua të prek buzëqeshjen
Thellë në fole të ndjenjës
Të përshkroj hartën e zemrës
Me gishtat e drithshëm
Iluzionesh..
Me symbyllur të nis rrugëtimin
Në erëra te ëmbla avullore
Në toka djerrë
Plasaritur ethesh
Djegur dhimbjesh…
Zinxhir maratone
Luftrash të paqtuara ,
Diej vesuar pritjesh
Malle kapërcyer malesh,
Bashkuar në rrjedhje lumenjsh
Në finish plotësie !
 
 
***
 
Sot s’ do shkruaj asgjë
për të thënë gjithçka
Do të të shoh larg
për të të ndjerë pranë…
 
Sot do lexoj turbull
për të kuptuar qartë
Do të të dhuroj buzëqeshje
për të të rrëmbyer fjalë…!
 
 
 
***
 
Mbyll sytë,
në kapakët e lodhur baresin
trajta të vrenjtura ,
të një mjegulle me pluhur pezmi…
 
Në dritën e kuqërremtë të muzgut
hap siparin
një botë e qelqtë ëndrre…
 
Qielli transparent,
dilemat treti boshit
dëshirat morën krahë
prekën bindshëm buzëqeshjet…
 
Rend, në valët e reve ëre-mira
yjet parashikojnë ogur të bardhë,
lundroj në ujëra të kthjellta
sytë prekin guackat e ndjenjave ,
e unë mbështillem
me vel te bardhë besimi…
 
Kapur pas drites
si pas jetës,
mallet veshin nostalgjitë
dhe forca behet himni im!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s