VIZION POETIK PËR NJË BOTË NJERËZORE (Portret poetik pёr SUZANA ZISIN) / Nga Petro ÇERKEZI

VIZION POETIK PËR NJË BOTË NJERËZORE

Portret poetik pёr SUZANA ZISIN

Njё psherёtimё dhe njё buzqeshje, zigzake rebele vetёtimash nё njё qiell tejet tё hirnosur, njё gravitet çmendurak drejt njё planeti tё ndritur poetik dhe njё tёrheqje zvarritёse e prangosёse pёr tё dalё prej baltovinёs dhe ferrit rutinor tё sё pёrditshes, tё botёs sё vjetёr qё grackon dhe i reziston vdekjes, njё puthje e pafund, njё thikё dhimbjeje dhe njё klithme hareje, se doli me sё fundi nga rrethi satanik me njё flatrim tё hovshёm e fantastik si ёngjёll me flatra nё horizontin e lirё e tё shumёdёshёruar tё dritёs, mirёsisё dhe dashurisё njerёzore, tё shpresёs, tё ёndrrёs, tё bukurisё dhe tё ardhmёrisё, ky do tё ishte me pak fjalё portreti i Suzana Zisit.

Portreti i gruas sё sotme, poete dhe qytetare qё ngre nё piedestal femrёn, qё synon autostradёn e jetёs dhe i ka sytё tek ёndёrra, kёtё grua skicon me gjithё bukurinё dhe madhёshtinё e saj.

“Unё-satelit-dhimbjesh,
ndiej gёrricje dhe therje
tё ngarkuara me shekuj, 
minuta, 
sekonda, 
Gdhendur prej teje nё testamentin gri, 
nё trupin e lebrosur nga vitet, 
bardhё-kuq-verdhё e zi. 
Ende s’mё ke njohur?”

Nga poezia:”JAM PO AJO BEBE…”

Zёri i Suzanёs ёshtё njё zё poetik dinjitoz qё ёshtё shfaqur nё letrat shqipe dy dekadat e fundit. Me njё fjalё ёshtё njё zё i epokёs sё re demokratike, i shndёrrimeve ekonomiko-shoqёrore politike dhe kulturore post-komuniste.

Suzana rron dhe ёndёrron, akumulon pёrvojё jetike, shprehet me guxim qytetar dhe lulёzon nёn diellin e akullt tё njё epoke tё pakthjelluar ende. Po brenda saj ndizen e shuhen diej tё tjerё, madje dhe sisteme tё tjera diellore poetike. Pёr tё bota sa e vjetёr ngjan, aq e re, shkёlqimtare dhe sfidante ёshtё. Ёshtё e re se e strukturon dhe e ndёrton tё bukur brenda saj. Debutimi i saj poetik ne kёto dy dekada janё vёllimet potike: “E bardha ёshtё pak”, 2004, i cili u pёrzgjodh nё 5 vёllimet mё tё mira poetike nё Konkursin Kombёtar “Penda e Artё” 2005. “Imazhet kanё ftohtё”, 2006, “Nё shkretёtirat e heshtjes”(Στις ερήμους της σιωπής), 2009 nё Greqi, “Tё jesh… fjalё” 2011 dhe shumё cikle tё shperndara ne revista e gazeta shqipe dhe te huaja si nё Francё, Slloveni, Kroaci etj.

I stuhishёm pathosi i saj, “Si thua, si fillim (se fund me sa duket nuk ka), e nisim me njё tё puthur?”. Kёtё pathos di ta kontrollojё me njё gjuhё sa elokuente aq edhe simbolike, qё ngjan det i shtruar dhe kaltёror nё sipёrfaqe, po i vrullshёm dhe eruptiv nё thellёsi.

“Qё ti, nuk je rastёsisht nё rrugёn time, 
kёtё ma pёshpёritёn Zotat, 
duke pirё nё haremin tim tё pёrfytyrimit, 
kafen e marrёzisё…”
E nisim me njё tё puthur?

Vёllimet e saj poetike do ta vinte re gjithsecili se kanё njё strukturё unikale brenda thyerjes sё tyre dhe diagramёs poetike. Lirikat e saj janё kurorё me lule marsi qё burojnё nga njё zemёr e çiltёr dhe fisnike pёr tё kurorёzuar dhe hymnizuar vyrtytet me tё bukura poetike nё njё kohё antipoetike.

“Njё Korb, 
bёn dashuri me lulen e bardhё tё mollёs…
Limfa rёnkon. 
Gjethet e rrudhura ёndёrrojnё shi tё klorofiltё, 
Teksa kryqёzojnё tё sotmen qё tё vdesё nesёr
Ngujuar me vargonjtё e erёs, 
Rrёnqethet rrёnja…
Sё nesёrmes, 
i matim me pёllёmbё pёrmasat e dhimbjes…”

Nga poezia: “KOHE E ÇMENDUR”

Nё kёtё kohё tё çmendur ajo i ngre hymn njeriut qё e do jetёn me gjithё kompleksitetin e saj “pi tё trishtёn mjegull nё vend tё kafesё…” dhe bёn katarsis, atё qё s’mund ta realizojё njё shoqёri e tёrё, gati pёr njё çerek shekulli, endur nёpёr labirinthe purgatoreske çorientuar nga fantazmat dhe demonёt e ferrit dantesk dhe zhytur nё amullinё e njё skёterё tё re. Po s’u bё kjo katarsis pёr tё larё gjithё pisllёkun shekullor nuk mund tё “rendim drejt Ardhmёrisё. “Zoti,/ shkruajti nё librin e shёnjtё se duhej vёnё pak drejtёsi…”. Kjo “pak drejtёsi” qё autorja e thotё disi e pёrmbajtur, duhet nёnkuptuar themeli i drejtёsisё mbi tё cilin duhet ngritur ndёrtesa e re e shtetit tё vёrtetё demokratik. Poetja hyjnizon dashurinё me gjithё forcёn e zemrёs, hapur, sinqerisht, pa tabu dhe i pёrkushtohet asaj siç i pёrkushtohemi zotit dhe shёnjtёrimit.

“Nuk e dije?
Unё, pёr ty jam nё jetё. 
Qё pa lindur, 
nisa rrugёtimin nё mijёra forma shndёrruar.
U bёra Evё pёr tё lindur mё parё njerёzimin,
E mё pas, 
pёr tё tё kёrkuar. 
Nuk e dije? 

Nga poezia: “JAM SHEKUJ LARG… ME PRIT”

Edhe nё makthet e botёs, edhe nё natёn mё tё zezё, ajo mbёrthehet fytafyt me demonёt dhe me gjithё maskaradёn demonjake, qё mjerisht fitojnё gjithnjё e mё shumё pushtet nё ditёt tona, duke asfiksuar shoqёrinё por fatmirёsisht muzёn nuk mund ta grackojnё e ta molepsin dot.

Shpesh poezia e saj mohon dhe shkalla e mohimit arrin gjer tek zoti, qё tё ngrejё nё piedestalin me tё lartё diellor tё vёrtetёn njerёzore. Ky shfronёzim ka lidhje edhe me humbjen nё terёsi tё moralit qё barazohet me humbjen e humanizmit, e tё vlerave tё trashёguara nga brezat paraardhёse, dmth tё humbjes sё vyrtyteve bazё tё njeriut. Nё epoka tё tjera zoti dhe frika ndaj zotit ishte suaza nё tё cilёn vёrtitej morali njerёzor. Nё epokёn komuniste dogmatizimi i gjithçkaje i moralit dhe i jetёs solli nje degradim tё gjithçkaje dhe njё pёrmbysje apokaliptike nё epokёn demokratike, duke shkatёruar dhe vlerat klasike njerёzore e morale pёr tё cilat njerёzimi ka shekuj qё lufton. Liria e shfrenuar dhe ngritja e imoralitet ekstrem si nje ideologji tё re e bёri njeriun somnambul qё endet nё kaosin mjegullor pa rrugёdalje. Nё kёtё amulli poezia mban pozicionin e saj ndeshёs, emancipues. Hyn nё rolin e toreadorit nё arenё.

Dritё e dashuri, terr e ferr. Nё kёtё atmosferё heroina e Suzanёs ngjan me njё Penlopё tё pabesё. Po drita qё buron nga sytё e heroinёs ёshtё njё dritё pikёllimi. Trupi ndjenshkrihet nё kёnaqёsi, shpirti vuan. Ngjan si njё Rigoleto i marrё qё ironizon dhe pёrqesh gjithё botёn, pёr atё katandi tё njeriut qё ёshtё zhveshur nga mirёsia dhe ja ka falur shpirtin djallit, Mefistofelit demonjak, qё gjithçka e tregёton e shet dhe e baltos pa vrarё mendjen aspak, se tё gjitha i ka vrarё. Madje ndjehet i lumtur i mbёshtjellё me kёtё mantel purpurant pa besё e pa nder. Dalldisja kohore “pa din e iman” lind vetёm erёra trishtimesh, depresionesh dhe hallaktje intelektuale se nё fron janё ulur banaliteti dhe biznesi i fёlliqur, njё demokraci e çalё e bastarde dhe zvetnim i gjithçkaje tё denjё, tё vyrtytёshme e njerёzore. Duke u endur nёpёr lirishtat lirike tё Suzanёs njё zё ngrihet qё andej e tё thotё: shpresёn kёrkoj, shpresёn, mё jepni filizin e shpresёs qё tё gjejmё njё rrugёdalje, tё emancipojmё shoqёrinё. Eshtё njё protestё, njё revoltё, klithmё shpirti e sinqerte dhe dalldisёse qё na fton tё bashkojmё jo vetёm zёrin, po edhe forcat. Duket utopike e romantike, por poetёt aq sa janё utopistё, janё edhe mesazhistё tё kohrave tё reja pёr tё gjetur shtegdalje e alternativa pёr tё dalё nga mbyllja e tallazitjet e nje shoqёrie pa kocke, pa personalitet e pa pёrspektivё. Poezia e Zisit ёshtё poezi egzistenciale, ёshtё poezia e agonisё dhe vizionare nё tё njёjtёn kohё. Fjala e saj ёshtё fjalё qё hap udhё, herё me rebelimin e saj, herё me qetёsinё olimbike e herё me erotizmin hyjnor. Tё jesh… fjalё, po jo fjalё lёshuar nё erё, po fjalё zemre, me peshё lirike e dramatike, fjalё qё pёrkёdhel e godet, fjalё qё ta kёrkon shpirti njerёzor ta vendosё si melhem nё plagё.

Poezia e Suzana Zisit herё-herё tё ngjan si fragment ёndrre, ajo pjesa me sinjifikative e ёndrrёs, mё vezullorja dhe ylberorja, qё kur zgjohesh tё mbetet nё mendje dhe tё shoqёron gjatё ditёs, tё fal vrull dhe gёzim dhe tё shoqёron edhe mё tej, edhe kur shuhet dita. Herё tjetёr tё ngjan me fragment mozaiku tё ndritshёm, qё sapo ёshtё zbuluar para syve tanё dhe padashur na shpёton ajo “uaw” e admirimit. E shpesh tё ngjan me fragment kompleksi skulpturor, afresku, apo akuarele qё dora e mjeshtrit e ka nxjerrё nga tempulli i shpirtit pёr tё na treguar kreativitetin e bukurisё njerёzore pёrballё shemtisё e mostruozitetit. Gjithsesi kjo poezi ёshtё shprehje talenti e shqetёsimi tё vёrtetё intelektual, njё akumulim pёrvoje ndjenjash e mendimesh nё shkallёn sipёrore. Kjo sa ёshtё poezi e peisazhit dhe e trazimit shpirtёror e shoqёror, po aq ёshtё dhe e paisazhit natyror harmonizuar dhe shkrirё mjeshtёrisht nё zjarmёrimin ndjesor. “Prezenca mё e gjallё dhe mё e freskёt e botёs bimore ka shpёrthyer nga varret e egjyptianёve dhe etruskёve”, thekson nobelisti Elitis pёr tё treguar sa tё ndёrlidhura janё tё kundёrtat nё artin poetik.
Suzana i ka thyer konturet e njё poezie tё zakonёshme. Pёr poeten nuk ka lёndё poetike dhe antipoetike. Gjithё bota buron poezi, siç buron dhe antipoezi, ka lule ka dhe gjёmba, ka helm dhe kundёrhelm, ka dashuri dhe urrejtje, ka dritё dhe errёsirё. Nё tё gjitha kёto hedh fokusin e saj dhe zhbiron anёn poetike tё sendeve dhe fenomeneve, e merr dhe ndёrton mbi to metaforёn, simbolin dhe skicon ngrehinёn e saj simetrike nё asimetrinё e botёs, gdhёnd me smilarin e shpirtit mbi lёndё tё ashpёr dhe plazmon atё qё i shkon pёr shtat intelektit tё saj dhe si rrjedhim dhe shpirtit tonё.

Sot ngjan se shkruhet shumё poezi. Po gjithё ky vёrshim poetik ёshtё thjeshtё njё zhgёnjim. Vetёm poezi cilёsore nuk gjen nё tё. Ideja se poezia ёshtё njё zhanёr qё mund tё shkruhet lehtё, na çon nё njё vёrshim skandaloz vargёzimesh qё nuk sjellin as gjёndje poetike, as ide, as freski, as imazhe, as mesazhe qё tё ngacmojnё botёn ndjesore tё njeriut, qё pёrsillet nё udhёkryq dhe e mbёrthejnё kthetrat e dёshpёrimit dhe tё anatemёs. Vetёm degustim dhe largim nga poezia e mirё krijon kjo gjendje antipoetike, nё vend qё tё sitin njё mal me mineral, siç thotё Majakovski, pёr tё gjetur njё gram uranium, stivohen male me vargёzime foshnjarake, plagjatura e imitime, duke asfiksuar kёshtu poezinё e mirё si artin magjik tё fjalёs dhe duke ftohur pandreqshmёrisht lexuesin nga poezia e vёrtetё mbytur nga bejtezimi, prozaizmi dhe alogjizmi provincial. Megjithatё poezia e mirё ёshtё shkruar gjithmonё edhe nё kohё krizash e stanacionesh dhe nё pёrmbysje tё mёdha shoqёrore, se sa art aristokratik ngjan poezia, aq kundёr kushteve aristokratike e luksurisё ёshtё. Thonё se letёrsia e sё arthmes do tё jetё femёrore. Njё profeci e mediokritetit edhe kjo. Uroj tё jetё femёrore qё ta fisnikёrojё me feminitetin e saj e t’i fali lёngun dhe klorofilin jetёdhёnёs qё ja thajnё dita-ditёs letёrsisё dhe veçanarisht poezisё tё patalentuarit. Veç mos u ktheftё nё letёrsi matriarkati. Ky lёng dhe ky klorofil rrjedh ёmbёl e gurgullues nё poezinё e Suzanёs.

Universi poetik i Suzana Zisit ёshtё njё univers qё ushqehet nga shumё burime, burime drite, burime jete, burime ngjyrash e tingujsh. Nё intervistёn e saj dhёnё “Zhurnal plus”, ajo thekson: “Po tё mos ishin poetёt, piktorёt, muzikantёt, bota do tё ishte ende nё foshnjёrinё e saj. Besoj se poezia ёshtё mёnyrё pёr tё hyrё thellё benda qenies”.

Ι uroj Suzanёs tё jetё pёrherё fjalё e denjё dhe e pjekur poetike vizonare pёr mendjen, gazullim dhe shprehje e sinqertё dlirёsie dhe pafajsie pёr shpirtin.

 

PETRO ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s