Genadij Aleksejev
Genadij Ivanoviç Aleksejev (Генна́дий Ива́нович Алексе́ев), arkitekt, poet, romancier, artist rus u lind më 18 qershor 1932 në Leningrad (sot shën Pjetërburg). Diplomoi për arkitekturë, punoi si profesor universiteti, nga viti 1953 filloi të botonte poezi nëpërmjet SAMIZDAT (një mënyrë botimi nè ish B.S., gjysëm ilegale, me shpenzimet e autorit). Poezia e tij ironike, në kufi të sarkazmës, pritej mirë nga lexuesit. Vdiq para kohe, pa mbushur ende 55 vjeç. Ja një poezi e tij:
NJERIU PREJ BRONXI
(БРОНЗОВЫЙ)
U përkul nga piedestali
dhe më kërkoi t’i bëja një nder:
të lutem
një paketë cigare “Bjelomorje”
dhe një kuti shkrepse!
Shkova ia bleva
ia vura në dorën e bronxtë
dhe kur u ktheva natën te sheshi
shoh
shtëllunga tymi,
mos i rrëfe kujt!
m’u lut ai
kur pi duhan ndjehem mirë,
më erdhi keq për të
njerëzit e bronxtë kanë jetë të vështirë
por sa njerëz prej bronxi
sillen nëpër sheshe!
© shqipëroi Maksim Rakipaj