RRALLIM… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

RRALLIM…

( fjalën “rrallim” e kam mësuar herët, shumë më parë rinisë sime, atje në “katundin” e miqve të gjyshit tim në Korrë..( ngjitur me Kollogjeshin)
Sa herë vinte rradha për të vaditur arat, unë u mësova të isha pjesë
e një gëzimi të pa kontrolluar…( vaditej vetëm natën ).
Gjithë jetën më shoqëroi vaditja, në kuptimin sipas rritjes…
Tani m’u kujtua prashitja, që, për të qenë të shëndetshme të mbirat e jetës, duheshin rralluar…

***

Po çfarë lidhje kanë qerpikët e mi që çdo mëngjes më mbesin nëpër gishtrinj?
Po flokët,
që mbulojnë nënkresën
e pafjaltë,
përse më shohin si të fajtë…?

Qerpikë e flokë të kredhura prej Zoti,
si harruat,
që bebushet lindin më parë se ju?
Kjo është Pse – ja
që kam alergji nga çdo truk…

I. S( duke mbledhur flokët e rënë dhe duke fshirë lotët…)

 

Iliriana Sulkuqi

Brooklyn, NY, 18 qershor, 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s