LUTJE ATIT TIM / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
LUTJE ATIT TIM
 
Errësira e natës sapo ka rënë
si plakë hedh çarçafin e zi
Eja më përkëdhel këtë mbrëmje
t’a ndjej sërish veten fëmijë.
 
Vendosmi pak buzët mbi ballë
të ndjesh regëtimat pa faj
T’më thuash se Unë jam prap gjallë
se s’mundet të vdesë babai.
 
Pak frymë të ngrohtë dashurie
si ajo që më jepje qëmoti
Do doja këtë mbrëmje vetmie
me re nostalgjish dhe prej loti.
 
Ti ike një mëngjes krejt papritur
nga ato që lenë pas një humnerë
S’ mbaj mend atë çast sa kam klithur
dhimbjet s’dua ti kujtoj asnjëherë
 
Sa herë që mërzi ndjej në deje
një dorë vjen më prehet mbi ballë
Je ti që udhëton brenda meje
dhe vjen t’ më thuash: Jam gjallë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s