Meshar poetik për ty Mom / Poezi nga Sonja Haxhiu

Poezi nga Sonja Haxhiu
 
 
Meshar poetik për ty Mom
 
Mom …, e di që vetëm ti mund të shohësh e kuptosh, se si dhimbja ime është bërë mantel, e përhapet ngadalë muzgjeve gri .
Më kishe thënë, që qerpiku im i lagur do pikonte trishtimin e kësaj bote e do përhumbte mistereve pa fund, aty ku dielli fashitej perëndimit të largët e nata rrethuar me krahë errëti.
Mom …, mëngjezet nuk janë më të buzëqeshura, e dita çel në vagëllim e perde të tymta. Dallëndyshet nuk luajnë më gëzueshem, nën strehëzën plot borzilok që ti e doje aq shumë. Dora e ngrohtë u mungon dhe aroma e humbur i bën shpesët që të mbeten rrugëtimit.
Plot letra qëndrojnë mbi tryezë, të shkruajtura shpesh për ty, në çaste e ditë kur qielli vishej me re plumbi dhe mbrëmja derdhej në litarë shiu.
E di Mom, që unë druaj, druaj e ndoshta të lëndoj përtej asaj bote ku ti prehesh me shpirtin regëtimë në sqepat e verdhë të zogjve.
Mbetem e njëjta bijë e paqshme, ulur diku në një cep perëndimi, që shikon si treten ngjyrat horizonit dhe si humbet përmes honesh dielli. Por ndjek dhe si rikthehet agut të bardhë e me tokën puthet sërish. Ndoshta pas kornizave të kohës së thyer, një rreze e vetme kapërcen përherë parvazin e dritares dhe përthyen dritën e jetës para pasqyrës.
Mund të them që ti i kujton të gjitha, unë po ashtu, memories që rrëmon skutave të kujtesës, e sytë blu ngulur thellë në shpirtin tim.
Njihnim mirë rrahjet e zemres, lundrimin e dashurisë nëpër vena gjaku dhe udhëtimin e përbotshëm që ti e udhëhiqje si perëndi.
Mom, ti e di që unë nuk e kam më atë buzëqeshjen e dikurshme, hidhërimi shpesh më mbjell shumw trisht, ndonjëherë gjithçka venitet para syve e ndonjwherw gjithë bota humbet shkëlqim.
Mom, doja të thoja;
“Që kur fluturove në bardhësi me Engjëjt, unë jam dashuruar me qiellin,
sepse në një krah pëllumbi prehesh ti,
flatër e shpalosur paqes së amshuar
rikthyer heshtas në më të thellin shpirt.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s