Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

AROMË POGRADECI

Aty ku vala prek bregun
dhe malli heshtjen zgjon!
Aty blerimi vesh kreshtën
fjala në trup bronzi frymon!

Atje pashë qiellin si ulet e puth tokën!
Nositin si flijohet mbi valë të liqerit zemërak…!
…!
Atje, dëgjova Asim Qerim, tek i thoshte shkjaut të zi
Se: Unë jam këtu, e jo Ti…!

…dhe zemra ime bëhet mal,
merr rrugë e nuk ndal,
kur fjala nga heshtja zgjohet e merr zjarr…!

 

BUFI

Bufi si bufi,
ulur galuc në tra,
sytë zgurdulluar sa të buallit,
a thua mendjen ku e mban?

Çfarë mendon i gjori
e di veç një Zot
Po unë di të them se;
na është mbushur atdheu
me bufa plot!

Buf andej e buf këndej,
populli i shkretë mbetur në sehir!
Kot gatuam shpresën dje
kur sot bufët glasaojnë lirinë!

 

Diçka tek unë nuk vdes kurrë!

Relievit të gjeografisë
zbres koordinatave,
brymën ua fshij stinëve, 
kalendarëve numëroj
kthesa e mbresa!
në strehë prej guri gjej
edhe fjalë, edhe mall!

Shkrepave ua ndiej
Frymëmarrjen,
ua njoh brumin, palcën,
tik-takun ndjek,
që, damarëve të mi
pulson me të njëjtin ritëm,
me të njëjtën rrjedhë!

Dhe, rrjedhë kohë Shqipërie
gjymtyrëve të atdheut
fjala testament në gurë!
Majave e nesërmja gëlon
por, diçka tek unë nuk do të vdes kurrë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s