Kur… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Kur…

Kjo hënë që shkon sonte nëpër qiell
ringrihet lart, si në shtegtim
me flatra të verdha larë nëpër ëndrra
humbet së largu nëpër mjegullimë,
pasqyrim i fshehur tisit zbehtësi
dritë e krisur nëpër errëti
ndriçon në shpirt ngjyrave të pashprehura
në fije të padukshme arritur gjer tek ty.

Nuk flas për sytë, ku humbet vështrimi
e mijëra dëshira djegur aty,
kur valës së një lumi rrëmbehet e etur
e paqe gjen veç në kthjelltësi,
as për sharmin e hedhur pas krahëve
cohës shpërndarë gjurmëve dalldi
horizonteve të thyera përskuqjes ëmbël
puhizës së lehtë që më sjell tek ty…

Kjo hënë që shkon sonte nëpër qiell
një tjetër natë të thinjur tret
në petka memoriesh dërguar kujtesës
për yllin e largët shfaqur vegim,
e rend harbuar gjer në agim
përshfaqjes jetë, të nesërmes re,
diku aty, copzës ditë
një zjarr të madh në shpirt e ndez.

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s