Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Udhës pa adresë

E lash shtratin me hijen e trupit
Eca rrugës pa numra pa emra
Shtëpinë e gjeta mes lulesh kthyer nga dielli 
Pran burimit shelgjet me shtat të hedhur
Ta hap derën… kam frikë nga malli
Era e lehtë më ledhaton plagët e shpresës
Mjegullat duan të zbrazin peshën e tyre
Hija e luleve lozë me erën
Trishtimi dridhet nën çatinë e qiellit
Pika shiu vargëzon në faqe
Dashuria laget bëhet vesë
Dëshira puthë muzgun në agim
Unë luaj me fytyrën tënde
Të vizatuar në dritare
Ah!
Nuk po mundem me t’i mbyllë sytë
Në kopsht paska mbirë një ankth prej resh
Gjurmët paskan ndarë dy shekuj
Sikur janë ndeshur qytetërimet
Shpirti shtrihet lakuriq mbi barë e rrajë të moçme
Çka na mungojë që u ndamë në kohë të humbur

Unë udhëtoj pa biletë
Shoh thëngjinjë të ndezur në vatër
Mbyllë sytë mendimi behët rreze
Shtëpia me mure të tejdukshme
Brenda vera e vjetër mbi tavolinë
Librat shpërndarë me fjalët e derdhura qosheve
Disa të zverdhura
Nata i paska mbështjellë me tesha të ngrohta
Milingonat lëvizin dhe ndalen në çdo faqe
Kthej shikimin shoh lulen e Teutës kryelartë
Nëna e pat mbjell në themel të shtëpisë në anën e djathtë
Një bletë lazdrohet në petalet e hapura të saj
Zë i ëmbël si melodi blete më futet në brendësi
Merri erë o bir, se malli jeton në dashuri.

 

Nën hijen e pikëllimit

Në derën e fundit të shpresës
futet qenia.
Të shpresës së përgjumur. 
Asaj, që kredhur është
nën hijen e pikëllimit.
E zbrazët qenia.
E zbrazët,
nga pamundësia e prekjes,
gjëmon zemërim.
Shtatë janë malet.
Shtatë të pakapërcyeshëm,
nga erërat flokëpakrehur mbërthyer.
Ankthi shëtitet,
dorë për dore me shpirtin
me shpirtin që buçet mall.
Mureve të vetmisë,
prek dashurinë ndjenja.
E papërshkrueshme dhimbja.

 

Dua ta dish

Kur u mbështolla i tëri me të bardhën re
Si flutur të lehtë në krah të shtrëngova
Më dehe me aromë jete, kurrë s’do fle
Atë kurm perri si tretje në sy e shijova

Hyjneshë veshur më të bardhë këmishë
Të rashë pas i djegur mall një jetë të tërë
Të pikturoj natën i flas erës dua ta dish
Etur jam siç etet për ujë e shkretirës rërë

@s.hyseni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s