Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Art

Flladi violinist,
Me gjethet e pemëve bën muzikë,
Më pas i hedh përtokë,
E njerëzit kthehen në pianistë.

Zogjtë në kor japin koncert,
Por veç stolat bosh e shohin këtë mrekulli,
Ato nuk flasin me zë të lartë dot,
E të thonë ;
Ky art po shkon kot.

 

Ende jetoj …

Shiu bie e unë as një plevicë nuk kam,
Shiu bie e unë me të jam,
Brenda në një sternë zhytem,
E lot derdh në mbytje.

Me një llullë në duar,
Zhdukem në një botë tjetër,
Qëndroj përhumbur,
Deri sa llulla tymin e fundit të ketë humbur.

 

Jetë pa titull

Çfarë është stresi ?
Frikë ? !
Jo, jo …
Stresi është mendim që të ndjek,
Ditë e natë mendjen të prek,
As në gjumë e ëndërr nuk të le të qetë.

Heshtja të mbyt,
Stresi të vjen në fyt,
Është ankth,
Të bën të qash,
Të shkruash,
Të mërzitesh ,
E shumë të tjera gjëra që dot nuk i hiqesh.

Hyn kudo,
Dhe sigurinë më të plotë,
Ta tërheq e të le bosh …

Shpirti mediton,
Por mendja atje qëndron,
Me ankth ,
Me stres ,
Eh të bën të humbasësh veten.

A është jeta e varur në dy cepa,
Jo, jo,
Nuk është kështu,
Ka shumë parime,
Ka ngritje,
Ka dhe dështime,
Ka gjëra që të ndryshojnë jetën,
E tê tjera që thjesht të bëjnë të vrasësh mendjen.

E di ?!
Hidhe në një anë,
Burgose në poezi,
Çelësin mos e mbaj ti,
Hidhe tutje,
Atje ku nuk e sheh me imagjinatë, as një fëmi.

Gropose,
Varrose,
Zhduke,
Fundja ç’e do,
Thjesht shpirtin po ta torturo.

Ndonëse gabohem,
Dhe keqkuptohem ,
Ose ndofta e kuptoj ,
Dhe të drejtën vetes ja ofroj.

Mbase nga jeta nuk di shumë,
Veç di,
Se disa netë po i kaloj pa gjumë …

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s