A e shiti Kosovën E.Hoxha më 24 qershor 1945?! / Nga: Vilhelme Vrana Haxhiraj

A e shiti Kosovën E.Hoxha më 24 qershor 1945?!

 

Nga: Vilhelme Vrana Haxhiraj

Duke ndjekur lojën e ndyrë të politikës aktuale Ndër/Ballkanike brenda kufirit të Shqipërisë londineze dhe jashtë saj, në trojet etnike shqiptare, që si para 77 vitesh edhe sot, për hir të një kredoje politiko- diplomatike, që Kosova të njihet nga Serbia, sot shtetarët e saj janë gati të falin krimet monstruoze. Kjo tolerancë  e ulët dhe pa dinjitet kombëtar, është ndaj të dy shteteve fqinjë, si ndaj Serbisë edhe ndaj Greqisë.

Historikisht dhe nga përvoja, dihet se kur mungon pendesa, nuk mund të ketë falje. Aq më keq që synimet e dy fqinjëve rriten, ashtu siç rritet oreksi para një tryeze të mbushur me plot ushqime të shijshme. Kombi ynë ka nvojë që të njihen nga organizmat Nd/kombëtare të gjitha trojet etnike shqiptare ku flitet gjuha e ëmbël shqipe dhe trashëgohet kultura e të parëve tanë Pellazgo-Thrako-Ilir.

Me këtë rast përshëndes të dy anëtarët e ASHASHA, Akademik.Prof.Dr.Mehdi Hyseni, Kryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë së ASHASHA-së, Nju-Jork dhe Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymeri, dy elita të kombit, ku i pari ka botuar botërisht një Memorandum me kërkesa politike ndaj politikave aktuale nënshtruese dhe kolonizuese sllave  apo shoviniste greke ndaj Shqipërisë; kurse i dyti Prof.Dr.Eshref Ymeri, ka paraqitur një analizë ku me fakte tronditëse mbron identitetin tonë kombëtar.

Kam frikë se ndonjëherë do të thonë: Na ishte njëherë Shqipëria?!…”

Për analogji po botoj disa fragmente nga libri im “ Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”,( Sh.B. Nacional. Tiranë. 2018, F.174-181).Cilido që ka dëshirë le ta mësojë:

A e shiti Kosovën E.Hoxha më 24 qershor 1945?!

“*vo: *Proletari, 30 Tetor 2009; -(Petroviç, libri “Kosova” f. 343-348), ku thuhet: “Në gusht të vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku përfaqësuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do të kujtonte: ‘Çështja e Shqipërisë etnike, që do të përfshinte Kosovën, e propozuar nga delegati i Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë, e kapërcyem me sukses.”-vendim që nuk i pëlqeu Miladin Popovicit dhe e dënoi Proklamatën e Mukjes, duke thënë: “Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo… për pavarësinë.”   Shohim se me këtë thënie përfaqësuesi i Serbisë doli kundër bashkimit etnik shqiptar, sepse ishte kundër synimeve të saj, për gllabërimin e Kosovës, si Republikë e gjashtë dhe të Shqipërisë, si Republikë e shtatë e Federatës Jugosllave.

*Prof. A. Plasari dhe Dr. L.Malltezi,”Politika” fq.183-187)

 “ …Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 në Bujan të Tropojës u mbajt Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të nisnin e të funksiononin strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. I vetmi që e ngriti problemin e trojeve etnike dhe u ankua se PKSh nuk e kishte në axhendën e saj dhe as në program çështjen e Kosovës ishte Koço Tashko, i cili në fund të vitit 1942 i shkruan Moskës: “Për Kosovën, Partia deri më tani ka heshtur vazhdimisht, duke thënë se kjo çështje është dhe i përket Partisë Komuniste të Jugosllavisë.” Shitja e trojeve shqiptare a nuk është tradhti kombëtare?

   *(Bajraktari, libri “Serbia’s Anexation”f. 118)…

Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, një vepër makabre ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën sundimin e Jugosllavisë, për të cilën nuk u ngrit zëri, por në dhjetor të 1946, E.Hoxha në Byronë Politike deklaroi dhe kërcënoi:“Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç’bëtë me Kosovën? Ne do të ua spjegojmë, kush nuk na kupton, ne do ta luftojmë…” (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,Arkivi i KQ të PPSh).

Shitja e Kosovës, Teksti origjinal i E.Hoxhës me shumë gabime gjuhësore, ndaj është i redaktuar nga  autori


Në prill të vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha(Kosova) morën pjesë si përfaqësues të Kosovës ne Kuvendin e Serbisë, e cila u shty dhe u bë në korrik të 1945, ku u miratua Projektrezoluta për aneksimin e Kosovës në Serbinë Federale.

*( AQSH ,E. Hoxha,Fjalimi origjinal në Konferencën e Paqes, Paris,)

Jo shumë pas vizitës në Beograd, E. Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes në Paris (gusht 1946), ku deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone, Jugosllavisë”.  Mbrojtja e çështjes së Kosovës sipas E. Hoxhës, duhet të kishte një program, platformë apo strategji! Porse të tilla nuk ka pasur, as gjatë Luftës së Dytë Botërore, as pas saj. Veçanërisht çështjen shqiptare të Kosovës e varrosi periudha e dashurisë PKSh dhe PKJ, sidomos dashuria e E.Hoxhës me Mugoshën, dashuria e madhe e Tiranës zyrtare me Beogradin e Josif Broz Titos.

Vetëm pas vitit 1981, pasi i kishte rënë hemoragjia e parë cerebrale më 1973, E. Hoxha ngre zërin “e propogandës megallomane në ‘mbrojtje’ të Kosovës.”

***

   “Pabesia e Enver Hoxhës/ Si e shiti çetën “Çamëria”

    *Bota sot -4-6-2017 “Pabesia e Enver Hoxhës/ Si e shiti çetën “Çamëria”

Marrëveshja me grekët/ Enver Hoxha: “Çamëria e Jashtme” mund të kthehet në thikë të rrezikshme për marrëdhëniet mes dy popujve miq grekë e shqiptarë.

Çeta partizane “Çamëria” ishte formacioni i parë luftarak në Jugun e Shqipërisë. Kjo çetë u krijua më

*2 shkurt 1943, në fshatin Markat të rrethit të Sarandës. Çeta “Çamëria” ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Me “Çamërinë e jashtme” diktatori Hoxha quante kështu Çamërinë e okupuar…

Kjo letër e diktatorit sqaron politikën e tij tradhtare ndaj Çamërise shqiptare: “…Të ndihmojmë nga ana tjetër  në “Çamërinë e jashtme”, kurse ju në lidhje me regjimentin 25 grek, mund të futeni ushtarakisht për propagandë dhe agjitacion, të ngrini popullatat shqiptare në luftën kundër armikut të njëjtë që është gjermani okupator dhe luftëtarët shqiptarë çamë të organizojnë çetat e tyre dhe të vihen nën komandën e shtabit të Ushtrisë Çlirimtare greke. T’u shpjegohet popullatave të “Çamërisë së jashtme” se lirinë ata do ta fitojnë vetëm duke luftuar me armët që kanë në dorë, në luftën e paprerë që do të bëjnë kundër okupatorit gjerman dhe në bashkëpunim të plotë me luftën nacional-çlirimtare greke, e me ndihmën që do t’u japë lufta na-çl, shqiptarët, nesër do të jenë të lirë të vetëvendosin për fatin e tyre. Të ndihmojmë nga ana tjetër “çamët e jashtëm” me shokë që punojnë në terren, por të ruhemi e mos të dërgojmë njeri që të “mos dijë vijën politike” dhe të na ngatërrojë çështjen e minoriteteve që është sa delikate dhe e koklavitur. Shokëve grekë t’u japim të kuptojnë dhe atyre rëndësinë e punës në atë sektor, në mënyrë që edhe ata të kenë parasysh se Çamëria e jashtme mund të bëhet një rrezik si për ne, ashtu edhe për ata.”

***

*A mjaftojnë këto fakte mbi të vërtetën e politikës shqiptare ?!

Faktet që tregojnë tradhtinë e madhe të klasës politike shqiptare gjatë diktaturës janë aq shumë, sa duhen libra të tërë për t’i diktuar. Për fat të keq edhe në këtë drejtim kemi dy grupe të kundërta, një që i beson dhe një tjetër që i kundërshton me fanatizëm.

Shqiptarët e bindur në politikën e drejtë të PPSh-ës, e më pas të ndodhur para fakteve të tilla perverse, denigruese, demoralizuese e tradhtare të udhëheqësve që e kanë shitur veten, kanë shitur kombin për një karrige, ma do mendja se pas kësaj tabloje, nuk do të jenë më të qetë. Krimbi i dyshimit për politikën tradhtare të PKSh-ës ndaj kombit, do t’u brejë ndërgjegjen. Por për njerëzit pa dinjitet, të cilëve zullumi u ka zënë sytë, sepse krimet dhe padrejtësitë që kanë kryer me dashje ndaj vëllezërve të një gjaku, janë aq të shumta, sa nuk dijnë se për cilin duhet të pendohen dhe kujt duhet t’i kërkojnë falje.

Diktatura gjasma ra më 1990 dhe në Shqipëri u vendos pluralizmi politik prej 27 vitesh, por mjerisht askush nuk kërkoi falje për krimet e bëra. Asnjë politikan, asnjë deputet, asnjë pushtetar i lartë apo i çdo niveli, asnjë graduat i drejtësisë, i sigurimit të shtetit, apo usharak, nuk kanë kërkuar falje, pasi të kërkuarit ndjesë, është virtyt i atij që pendohet. Pendimi dhe falja janë cilësi të lidhura ngushtë mes tyre dhe asnjëra nuk realizohet pa tjetrën. Ndryshe do t’i quaja filozofi të jetës. Falja pa pendesë nuk ka kuptim se është veç një fasadë farse. Kurse pendimi është pa vlerë kur nuk gjen zbatim. Këto janë anomali fiziologjike e shterpësi filozofike i mendjeve të mykura, që jo vetëm nuk mund të bashkërendohen, por as veç e veç. Nuk di si mund t’i justifikojnë ithtarët e diktaturës komunsite analistët politiko-social të huaj që shprehen për atë që ka ndodhur.

* (Bota Sot, 19-11-2016, Gazeta zvicerane) :“E. Hoxha ekzekutoi mbi 100.000 shqiptarë dhe ndërtoi 700.000 bunkerë”. A janë në gjendje t’i kundërshtojnë faktet që janë tepër kokëforte? A mund të thonë se për ç’arsye ua morën jetën njerëzve të pafajshëm? Si do ta spjegojnë hartën fizike të Shqipërisë që Zoti i kishte falur bukuri të rralla natyrore, duke e bërë vendpushimi për Perënditë, por që u shndërrua në një burg, ku frymonin vetëm rojtarë dhe të burgosur?! Ç’përgjigje do t’u japin fëmijëve jetim të panumërt që kërkojnë eshtrat e baballarëve, por ku t’i gjejnë se? Ata gjenden kudo e në mes të asgjësë, sepse në atë mori varresh pa emër cili nga ata i përket babait të tij?! Ndaj si në atë kohë mohimi, edhe sot, toka shqiptare tejet e pasur do të vazhdojë të ngelet një varrezë gjigante plot me varre pa emër.

*Arrijmë në një përfundim:

  1. Hoxha gjatë vizitës së tij në Beograd, shkoi në Kroaci dhe Slloveni, por nuk i shkoi në mend që të vizitonte Kosovën. Në Zagreb delegacionin shqiptar e pritën mbi 150 mijë qytetarë. Pas mbarimit të vizitës Hoxhën e përcolli vetë Tito deri në aeroport. Me këtë rast në Kuvendin Popullor të Jugosllavisë më 26 qershor, Kryetari i Presidiumit Dr.Ivan Ribari, i dorëzoi Hoxhës Dekoratën më të lartë jugosllave, “Urdhrin e Heroit të Popujve Jugosllavë”, të cilën ia dhanë për herë të parë një udhëheqësi të huaj.Ndërsa me të njëjtin reciprocitet më 10 korrik Presidiumi i Kuvendit Popullor i Shqipërisë, dekoron udhëheqjen jugosllave. Ribari në korrik të1945, kishte firmosur aktin e paligjshëm të bashkimit të Kosvës me Serbinë Federale. Pse ky vlerësim i veçantë për një kryetar qeverie të huaj? E. Hoxha nuk ishte i asnjë kombësie nga ato që bënin pjesë në Federatën Jugosllave, që të meritonte një vlerësim të tillë.

Veçse dhënia e kësaj dekorate nga Serbia, ka domethënie të madhe. Së pari që E.Hoxha ishte futur kokë e këmbë nën tutelën e shërbimit serb si agjent i PKJ-ës. Së dyti, kishte firmosur bashkimin e Kosovës me Serbinë, duke e shndërruar në Republikë të gjashtë të Federatës Jugosllave. Së treti, vizita e E.Hoxhës në vitin 1946, ishte vit i shitjes së plotë të Shqipërisë te Jugosllavia, për ta futur në një Konfederatë Ballkanike nën juridiksionin e Jugosllavisë. Në këtë mënyrë realizohej ëndrra e vjetër e Bismarkut, se Shqipëria ishte një shprehje gjeografike.

Kjo hartë tregon më së miri se sa territor i kanë rrëmbyer kombit shqiptar, më të lashtit në botë.

E gjitha kjo maskaradë e miqësisë Tiranë Beograd, kishte si synim fshirjen e Shqipërisë  nga harta gjeopolitike e  Europës. Zhdukej si komb dhe njëherë e një kohë do të thuhet:

“Na ishte njëherë Shqipëria?!”

***

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s