Poezi nga Kozma Billa

Poezi nga Kozma Billa

 

NË PËRHUMBJE
Do të doja
që vargjet t’u ngjanin puthjeve,
fjalët-
ledhatimeve,
stancat,-
përkëdheljeve,
poezia, –
ndjenjave të prushëruara,
dashuria, –
llavë përvëluese,
drejt altarit të shenjtë
të përhumbem.
Kapriço vere në Dhërmi
U sulen retë, tabore lufte
E zbritën turravrap.
Me bajoneta zhveshur krejt,
Vetëtinin nëpër natë.
E kuturisën përmbi tokë
Me shpata farfuritëse.
Si djersë e gjak, shiu me sqotë
Përplasej mbi zhurishte.
Dhe zemra e tokës alivanosur
Nga dhimbja e goditjes.
Po bredha dhe ullinj plagosur,
S’i tuteshin përpëlitjes.
Në dhomë ca kërkëllima dere
Dhe një shqetësim i shurdhët.
Godisnin xhamat vrunduj ere,
Si t’kishin humbur udhët.
E unë trimoshi i kalamendur,
Që terri veç më fshihte,
Dëfreja si spektator i çmendur,
Me zemrën që regëtinte.
Por qiell e tokë si gladiatorët,
Erdh fundi u dorëzuan.
E mbajtën frymë dhe spektatorët,
Nga dhimbja u qetësuan.
Mëngjesi erdhi i kulluar,
Nuk dukej më gjurmë dhune.
Në dhomë vërshoi dritë e munguar,
Mbi det një valle shkume.
E se nga vanë shkulmet e erës,
Tis mjegulle nuk dukej.
Një shurdhërimë ujrash të verës,
Po toka s’tundej, s’tundej.
E befas nga një strehë e gjumit,
Një cicërimë zogjsh ngau.
U shterrën të mbramet pika të lumit,
Që faqeve të thikëta shkau.
Ja, më në fund, një qielli i hapur…
Përndritja i ndërroi faqe.
Dhe lumi i kohës, qoftë i kapur,
Na e la shpirtin në paqe.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s