Poezi nga Selvije Rexhepi -Shefkiu

Poezi nga Selvije Rexhepi -Shefkiu

 

VDEKJE E BARDHË

Eja sot vdekje, në vallen e kandilave të kallun flakë fikma frymën e fundit,
eja herët, kur nata skuq pelerinën e saj të zezë
njoma lehtas thinjën time të gozhduar në trup fëmije.

Tregohu e butë me mua vdekje se netët e zeza gjithmonë janë lutje të bardha,
të ndjera e të zjarrta derisa tallazi pushon mbi breg
nën këpucën e përgjakur të një uniforme të gjelbër.

Eja vdekje, te Sheshi i Lirisë plasarite hartën e zezë veshun në trupin tim gri
nga vreri i kasapit të shekullit parahistorik,
se plot duar të ftohta, kafka e vargonj sysh të flakuna në breshën e shi
fashiten në flokët e mi të shkarravitun nyjë-nyjë, si mumie hapin varre në plagë të reja.

Sot puthma shpirtin e lidhun nyje në fjongë të kuqe
tërhiqe shtatin tim plasaritun në petkun e ngushtë të nusnisë,
ku shkruhen faqet e bardha nga Dragani, i biri dhe dreqi.
Çliroma andrrën e prangume në ditët që m’i merr prej fijeve të kputuna të arzit, se fryma
za s’jep.

Eja vdekje, se edhe kur krimbat barkthatë përnatë më veshin në mëndafsh
në tunelin e jargëve të gjata luajmë vallen tënde.
Derisa gishtat e lodhun nëpër këto dallgë pa fjalë ma sjellin atë dritën që ti s’e merr,
unë verbohem çdo çast në sytë e tu të mëdhenj, që në qetësi më gllabërojnë si det i errët.

Prej qiellit të kaltër veshun në rrjetën e kuqe të merimangës
sodite fytyrën time që valë-valë zmadhohet si diell i pafundmë,
në Bosnjë
në Peru
në Ugandë…
Se prej copëzave tona të kalituna në gur e andrra vere u ngjiz Godo i dytë,
që grahmën e fundit sot pushon mbi peshoren e vjetër të gjykatores së re,
si heretik i fjalëve të vjedhuna.

Eja vdekje, se pranverave të vyshkuna pres zgjimin tënd të vonshëm,
që t’më pushtosh krahëhapur si nëna fëmijën e palindun
t’shfaqun në horizontin e asaj shpisë së re pa dritare.

 

Heroi

Me i çel sytë çdo ditë mëngjeseve të vona është trimni
Kur liria është një lavire e ndershme,
që t’ i merr andrrat e vjetra e t’i thyen copë-copë
tretun në plasaritjet e tokës.
Trimni është me ul kryet në jastëkun e mbushun me kujën e një nane
për të pakthyemit e çlirimit të ditëve tona.
Ditë, që si një gotë uji i derdhim në Asgjanë
e të gjitha trajtave.
Në terrin e pambarim të agimeve pa dritë,
vulosur në emën të Lirisë.
Se liria është regjim shpërthye në një qenie të re
e përbame prej Fjalëve të Mëdha e Fytyrave të Vogla,
që si pankarta pazaresh peshojnë vetin.
Me ba ditë në litar,
që si gjarpën sillet rreth frymës tënde të randë është trimni,
e me gjet shpëtim në një kanaçe të metaltë
mbushun me shpresat e së nesërmes.
Trimni është me kapërcye vetveten në skutat ma të errëta të shpirtit,
e me u kthye prapë në kohë
në këtë labirint të njohun pëllëmbë mbi pëllëmbë
si lojnat ma të qeshuna të fëmijnisë
që na duken si një film i vjetër me aktorë të panjohun.
Me i thy hundtë përditë në ashtin e lirisë është trimni
e vazhgës së gjakut tënd me lyp shtigje të reja,
kur dimnave të moçëm ke shkrep pushkë
në borën e kuqe, në lumin e zi.
Trimni është…
hero i heshtun që në zgrip të jetës rron e vdes pa bujë

 

Kur zvogëlohem në sytë e tu

Ditën kur unë zvogëlohem në sytë e tu
thahen të gjitha degët e dashnisë
që shtatin rritën nga heshtja jote e sytë diell.
Ditën kur unë zvogëlohem në sytë e tu
shkëputen gjithë litarët e daravitun në perden e jetës
që lidhën andrrat e prehuna në Ne.
Ditën kur unë zvogëlohem në sytë e tu
shpirti zmadhohet si një gropë e madhe e zezë
që ditë pas dite m’i merr krejt agimet e qeshuna
i tret në fundverën e nëntorit të parë,
trupi andërrpremë bëhet urë që shkelet çdo ditë
për të arrnuar lumtuninë në kalanë tënde të re.
Ditën kur unë zvogëlohem në sytë e tu
fëmijëria në brendësinë time zhbahet si frymë e mramë.
Vetmia çel ditën si minjtë e tërbuar bren diellit tim
si uragan rritet sa Ti në sytë e mi.

 

DROMCA JETE

Unè qèmoti e njoha dhimbjen e vjeshtès
Netève tè gjata u rrita nè prehèrin e saj
Jam gjethe e rènè.
Dremitur u zvarrita, kot, rrènjève tè thata
Aty ku nè heshtje mbiu jeta
E vjelur nè trastèn time të arrnuar
Shtrat èndrrash veç qiellin pata.
Sot, s’i kam rènè nè qafè duhmès sè dheut
Qè mè shtrèngon si nata prenè memece.
E unè, s’ec dot nè sytè e horizontit tè lodhur
Ku jeta zbathur bjen n’rrjetèn e vet.
Veç n’soditje shpirtnash prehem si n’amshim
Pèrnatshèm jeto arsyen Uni im
Kujtesa èshtè mallkim
Kujtesa èshtè shpresè.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s