Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

SA SHUMË I KAM HAPUR SHPIRTIT DRITARET!

(“Ndërsa për mua çdo gjë ka marr fund”
PIERO MANCUSO)

Brenda syve të hapur nuk mund të vdesë asnjeri që do
e nuk gjendet njeri që mund të ngreh muranën mbi të.
Të gjithë qeshin,
të gjithë qajnë,
të gjithë fluturojnë në heshtje,
mbyten e kthejnë, por harlisur fërfëllojnë vështrimet,
më keq se kur dëborë i kërdis degëve gjethet e tharë,
vetëm një mungon…
si jeta kur mungon në sytë e demit të shkuar thikave
nga duart e Horhe Toledo,
“Oleee”, por qaj, Mari, Luis, Lili, qaj
që dhe deti po t’ketë sytë me plagët e mia kulluar nga ata,
prapë s’do të arrijë të shohë fushë, shesh, zogth,
kaq e huaj shpresa dhe premtimi sa vret!
Kaq pa jetë fjalët si kuaj të egër që dot t’i shohin një herë!
Reprizat e sortilegjeve, kjo tirani e thjerrëzave
s’kanë ajër, të mbushin me ndonjë lot shpirtin e këngëve
e si mund të shkulin, pra, rrënjët nga gurët, ku vegjetoj
me sytë që më morën dallëndyshet, të mos më vdesin
duart, brinjëve që buisa lulen në verë, edhe pse gjëma
e atyre të të qeshurave nuk arrijnë të lusin retë,
këtu janë të gjithë, vetëm një mungon…
Të kullojnë gjethet, nuk lejon perëndia, dashuri tjetër
s’pa asnjeri, qëkur njihet historia e digjen dhe qiejt
pa të çapitet fëmija, prandaj, zura me thonj gjurmët
dhe mbaroi periferia me gjinkallat në kor vjedhësish
edhe kanalet e nëntokës mbajnë logjikën e tyre,
qeshin, qajnë, zhduken, zhvarrosen yjet, hëna e re,
po vetëm një mungon… sikur mungon lulja e vetme
në lëndinën e gëzimeve të rralla, shumë të rralla.

 

KAQ ZI MBI VEND E NË SHPIRTIN TUAJ!

Zonja veshi mëngjesin me këmishën e lotëve të zi,
tërë kohën lutem, o Zot, t’më rrjepin, qenve t’më hedhin.
s’di mizori më t’mbarë, në shpirt kasapët duart mbi demin,
zonjë, çapin mos ndal varrit që unë bart mbi shpinë!

Thika jote, rrënim morti në copëra bleu dashuria me leje,
do vij edhe bar të ha e gjethe peme ndër degë, si bie fyelli!
Dielli, mi i ngrënë gjumit në bodrum, shpon thëllimi,
fundoset harresa gjakut të zi të kopshteve, ç’erë luleje!

Me se ushqehen krimbat në tank? Me mëlçi të perëndisë?
Nuk m’u shua shpirti, qentë e botës ia dresuat kërdisë.
Ku s’trokas, derisa merimangat banojnë në sytë e gjorë.

Poezitë sollën muranën time mjaftuar, së shtruari kahdo,
Lavdia e gjarpërinjve qepet shpinës me thikë të kujtdo,
copëra, parajsa e huaj; llumë i llumit ferri kaq i përkorë!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s