Poezi nga Dodona Qose

Poezi nga Dodona Qose

 

QINDRA JETË LARG 

Ma fyejte imazhin që kisha për ty,
qysh n’takimin e parë,
virtualisht mund të qëndrosh në pozicionin që pretendon,
realiteti me virtualitetin larg shumë larg qindrajetëlarg,,,
ishe mirë atje,
pse zbrite në tokë,
ty s’të mbajnë këmbët në të,
ti,
lakmon yjet,
atje humbet,
sepse atje shkon pompoziteti,
unë s’të kam ndonjë faj,
jo, jo,
për atë ZOT,
që sundon yjet,
s’të kam faj,,,

 

***

…, jam e lirë,
brenda lirisë,
në kufijtë tjetërkujt,
nuk ktheva kupën,
as guxoj të hedh, 
syt,
dua të jem e lirë,
brenda lirisë sime,
andej ku universi,
m’liron udhë,
t’mbrujtem,
n’ëndërime,
të zgjodha,
në kufijtë e lirisë time,
thjesht,
se ti respekton lirinë,
dërguar,
n’udhëndërtime,
më ke përsheshur,
dallgët,
që derdhen të m’mbysin,
të kam prim tek fjalët,
për ata,
që s’pyesin,
inatet,
shprazen në muretkështjellë,
duan ta përmbysin,
në rregullat e jetës,
hundët fusin,
ndaj largohen,
me bisht nën shalë,
tek un’, jeton,
liria,
liria,
që mbart,
ajo fjalë…

 

***

…, burrnesh”,
kët’ emërtim,
kush ma tha,
përse ma burrëroi enjën,
nuk mund ta konceptoj fjalën,
në qënien time, strehoj femrën,
femrën,
që dhimbjet përballoi,
sukur tufanet që shkulin pyje,
femrën që dhimbjen lartoi,
në netët e pagjumta, e kërkon ndë yje,
femrën që fjalën e mbart si prim,
në orët që rahin tik-taket,
ndë hapa mos ndjellë gabim,
dhe kryqet t’i mbajnë takatet,
femrën që loti i kujton brishtësinë,
që herë-herë ja lan mëkatet,
përzierë fjala me hirësinë,
dhe vitet, një nga një shtojnë katet,
femrën që i thurën fjalët kurorë,
asaj që ngjitet me botën mashkull,
dy botë që shkrihen bëhen theror,
kujtimet i shndrojnë në ajzbergë t’akullt,
femrën që fjalës i ri pishtar,
udhën tê ndrijë ngado që e hedh,
femrën që nuk bëhet pishman,
dhimbjen në kallupe, derdh,
mos,
mos më quaj burrnesh,
mbetem femër,
që orët nuk bëj përshesh,
por ja ndjej tik-taket,
me to njehësohem, bëhem shesh,
jam femër, që ysht mëkatet,,,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s